Turqia kërkon trajnerin Hughes

Mund t’i rikthehet shumë shpejt zejes së trajnerit uellsiani Mark Hughes.
Sipas të përditshmes angleze Daily Mirror, Federata e Futbollit e Turqisë i ka propozuar tashmë ish menaxherit të Manchester Cityt që ta marrë në dorë Kombëtaren turke, nga e cila dha dorëheqje selektori i deritashëm Fatih Terim, pasi dështoi t’i dërgonte turqit në kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010.