E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toure nuk shkon në Arsenal

Yaya Toure nuk planifikon të kalojë në Arsenal dhe nuk do të jetë pjesë e ofertës për transferimin e Cesc Fabregasit, ka insistuar menaxheri i tij, Dimitri Seluk.

Mesfushori i Barcelonës spekulohet se do t’i ofrohet Arsenalit në ofertën e gjigantit katalan për kapitenin Cesc Fabregas. Mirëpo, Seluk ka theksuar se klienti i tij nuk do të shkojë në Emirates Stadium.

“Toure nuk është Fabregas dhe nuk do ta zëvendësojë atë. Ai nuk do të shkojë në Arsenal”, tha Seluk për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›