“Townhall meeting 2”. Lulzim Basha, informon qytetarët e njësisë 11 se kompani të huaja kanë shfaqur interes për të investuar në kryeqytet

Kandidati për kryebashkiak në Tiranë tregon efektet që do të sjellë transparenca në qeverisje dhe lehtësirat fiskale
Rajmonda Bulku: Edi Rama ka kthyer trotuaret e Tiranës në “zonë të ndalur”- na duhet një kryebashkiak që mendon për të gjithë qytetarët
Luzhiana Abazaj: Me kryebashkiak Lulzim Bashën në Kombinat do ketë më shumë investime
Premtimet për politikat fiskale, transparencë në qeverisje dhe vendimmarrje e kandidatit për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka ngjallur menjëherë interesin e disa kompanive të huaja, të interesuara për të investuar ne kryeqytet. Ky interesim, është bërë i njohur nga Lulzim Basha, në bashkëbisedimin e zhvilluar me banorë të zonës së Kodër Kamzës, një format i ri i sjellë prej tij për herë të parë në politikën shqiptare. Papunësia është edhe në këtë zonë shqetësimi kryesor si kundër edhe strehimi e veëanërisht fati i 500 familjeve të strehuara në konviktet e Institutit Bujqësor. Në përgjigje të interesimit të banoreve mbi lehtësitë për hapjen e një biznesi te ri, Basha tha se parashikohen lehtësira të veçanta për bizneset artizanale, ato qe hapen nga gratë, e veçanërisht nga ato kryefamiljare. Projekti i Bashës parashikon edhe implementimin e modelit të suksesshëm të qendrës së regjistrimit të biznesit edhe në bashkinë e Tiranës. Basha ka bërë të ditur edhe në këtë zonë që është me e harruara nga bashkia e Tiranës, se zhvillimi i qytetit do të nis nga lagjet e saj.
Rajmonda Bulku: Edi Rama ka kthyer trotuaret e Tiranës në “zonë të ndalur”- na duhet një kryebashkiak që mendon për të gjithë qytetarët
Trotuaret në Tiranë janë të thyer dhe të rrezikshëm, veçanërisht për nënat me fëmijë të vegjël dhe personat me aftësi të kufizuar. Numri i përgjithshëm i personave me aftësi të kufizuara në kryeqytet është 5.200 persona, por shumicën e tyre, ne nuk i shohim të dalin në trotuaret dhe rrugët e Tiranës. Arsyeja e vetme është se trotuaret dhe rrugët nuk i kanë facilitetet e duhura për lëvizjen e tyre. Është e turpshme që për këta persona, Tirana të jetë një “zonë e ndaluar”. Trotuaret e rikonstruktuara nga Bashkia janë të ngushta, më pak se një metër. Standardet e përcaktuara me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr 722, 1998, për rikonstruksionin e trotuareve janë shkelur hapur (edhe pse kur eshte marre vendimi, në 1998 Rama ishte anëtar i Këshillit të Ministrave, si Ministër i Kulturës). Shumica e trotuareve në Tiranë janë kthyer në bare dhe restorante. Rama i ka dhënë lejet për të ushtruar këto aktivitete, vetëm e vetëm, për të vjelë sa më shumë taksa. Por këto leje, u shkaktojnë probleme të mëdha në lëvizje qytetarëve dhe ulin sigurinë e jetës së tyre. Kështu ndodh kur kemi një kryebashkiak që nuk kujdeset për qytetarët, por vetëm për politikën kombëtare. Kjo situatë duhet të marrë fund. Na duhet një kryebashkiak për Tiranën.
Luzhiana Abazaj: Me kryebashkiak Lulzim Bashën në Kombinat do ketë më shumë investime
Kandidatja e Koalicionit “Aleanca për Qytetarin” në minibashkinë nr.6 Luzhiana Abazaj ka siguruar banorët e Kombinatit që në mandatin e dytë në këtë njësi do të ketë më shumë investime, sepse sikurse u shpreh vetë ajo, me një kryebashkiak të ri si z. Basha do të ketë më shumë investime dhe më shumë vëmendje për kombinatin. Këtë garanci kandidatja Abazaj e ka bërë dje gjatë një takim-prezantimi para elektoratit të Partisë Republikane. “Katër vitet e ardhshme në drejtimi e kësaj njësie do të përmirësojmë infrastrukturës, do të hapim një mijë vende të reja pune dhe mbi të gjitha do të bëjmë të mundur hapjen e një shkolle të re”- u shpreh ajo. Sipas saj,është qendra rinore ku përfshinë internetin dhe mbi të gjitha bibliotekën që shumë shpejtë ne do i bëjmë realitet. “Ish kombinati është qendra industriale por jo vetëm industriale atje do të kemi vendet e punës do jenë qendrat e trajnimit profesional ata që do mbarojnë shkollën e mesme por edhe ata qe do mbarojnë shkollën e lartë do kenë të ardhmen e tyre në qendrën e tyre në vendbanimet e tyre”- përfundoi Abazaj.
...