E Diel, 1 Nëntor 2026

Toyota dëmshpërblen me 10 mln $ familjarët e 4 viktimave

Marrëveshja për shumën e arritur në muajin shtator,është mbajtur sekrete deri në momentin që një avokat do ta bënte publike.

Në një deklaratë, Toyota, tha se ishte e zhgënjyer nga bërja publike e shumës. Gjiganti i prodhimit të makinave deklaroi: “Siç është e zakonshme në raste të tilla, të dyja palët ranë dakord që shuma të mbahej sekrete, në mënyrë që të mbrohej familja nga probleme të ndryshme dhe të lejohej ta kalonte këtë periudhë të vështirë.”

Aksidenti shkaktoi një seri kthimesh mbrapsht që përfshiu miliona makina të modeleve të Toyotas.

Aksidenti i cili i mori jetën zyrtarit të autostradave në Kaliforni, Mark Saylor, 45-vjeç, bashkëshortes së tij, vajzës si dhe kunatit të tij, ndodhi në gusht të vitit 2009.

/Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2010-12-24 10:56
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›