E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha nuk u dha asnjë zgjidhje shqiptarëve

“Dje nuk u zgjidh asgjë, por u vërtetua se Saliu ka vjedhur zgjedhjet, jo vetëm kërkon të vjedhë dhe zgjedhjet e ardhshme në këtë mënyrë, por u përcaktua dhe njëherë se vjedhja e zgjedhjeve është rrënja e të gjitha të këqijave që kanë ndodhur në vend”, tha sot kreu i PS-së.

Më tej, ai shtoi se kryeministri nuk dha asgjë për pensionistët në këto prag festash. “Berisha tregoi se nuk ka planifikuar asgjë në buxhet për banorët e përmbytur. Në prag Krishtlindjesh ai tregoi se nuk ka ndërmend t’i ndalë përmbytjet, duke mos investuar në diga dhe infrastrukturë. Kur Saliu përtypte dje broçkullat e tij, unë ndjeva brengosjen e pedagogëve për shkak të shkatërrimit barbar të sektorit arsimor. Berisha i lë njerëzit më të varfër se një vit më parë” theksoi Rama.

Sipas kreut të selisë rozë, e gjithë kjo situatë vjen nga vota e vjedhur. “Dje do të diskutohej refuzimi i statusit të kandidatit. Por çdo njeri me një fije arsyeje e pa dhe e dëgjoi arsyen e madhe të mbetjes sonë pas dyerve të Evropës, duke dëgjuar Saliun, që pasi la Shqipërinë jashtë, kërkon të hedhë baltë ndaj opozitës. Dje u provua jo vetëm që ai i ka vjedhur zgjedhjet dhe se kërkon të vjedhë të ardhshmet, por u kuptua se vjedhja e zgjedhjeve është rrënja e të gjitha të këqijave”, ka shtuar Rama.  /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2010-12-24 13:55
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›