E Diel, 1 Nëntor 2026

Toyota do t'i paguajë SHBA-së 16.4 milionë dollarë

Gjigandi japonez i prodhimit të makinave Toyota, ka pranuar të paguajë një gjobë prej 16.4 milionë dollarë autoriteteve të SHBA-së, për shkak se iu përgjigj me vonesë problemit që lindi me pedalin e gazit në automjetet e saj.
Nga problemet në pedalin e gazit u tërhoqën rreth 9 milion makina për verifikim.
Lajmin e bëri sot publik ministri i Transporteve të SHBA-së, Ray LaHood, i cili deklaroi se "Jam i lumtur që Toyota pranoi përgjegjësinë e saj se shkeli detyrimet ligjore që duhej të respektonte për të denoncuar me shpejtësi defektet në automjetet e saj".
Ministri theksoi se "njoftimi me vonesë nga ana e Toyotas kishte vënë në rrezik përdoruesit".
Shuma që Toyota duhet të paguajë është më e larta që lejohet nga ligji amerikan për një rast të tillë dhe gjithashtu më e larta që ka vendosur ndonjëherë Ministria e Transporteve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›