Ferguson trajneri më i mirë i vitit 2008-të
Është Sir Alex Ferguson trajneëri më i mirë në Botë për vitin 2008-të.Trajneri i Manchester United është klasifikuar i pari nga Instituti i Historisë dhe Statistikave .Ferguson ka grumbulluar 264 pikë falë sukseseve të sezonit të kaluar ku arriti të fitonte Premier Ligën,Champions League dhe Botërorin e Klubeve.Në pod në vendin e dytë qëndron trajneri hollandez I ZEnitit të Shën Pjetërburgut Dick Advocaat që me Zenitin ka fituar Kupën Uefa dhe Superkupën Europiane.Në vend të tretë gjendet argjentinasi Buaza trajner i LDU Quito fitues i Kupës Libertadores. Trajneri i parë Italian i këtij klasifikimi është ish trajneri i Interit Roberto Mancini .Në vend të 16-të ndodhet trajneri i Romës Luciano Spalleti ndërsa në vend të 19-të juventini Klaudio Ranieri.Vetëm vendi i 15-të për portugezin e Interit Hoze Murinjo.Në vend të katërt gjender Trajneri i Arsenalit francezi Arsen Venger,në vend të pestë spanjolli i Liverpoolit Rafa Benitez. Ish trajneri i Chelseat izraeliti Avram Grant ndodhet në vendin e 8-të ndërsa dhjetëshja e parë mbyllet me Frank Rijkard ish trajnerin e Barcelonës.