E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trabzonspor, interesim i fortë per Vllaznine

Klubi turk e ka ndjekur në vazhdimësi ecurinë e Vllaznisë në Kupën Intertoto, madje ka dhënë të gjitha informacionet në lidhje me dy ndeshjet e para të skuadrës shkodrane, duke informuar lexuesit e saj edhe me historinë e klubit kuqeblu 9 herë kampion (1945, 1946, 1972, 1974, 1978, 1983, 1992, 1998, 2001) si dhe 5 herë fituese e Kupës. Jashtë vëmendjes së drejtuesve të Trabzonsporit nuk kanë mbetur edhe dy ballafaqimet e humbura të Vllaznisë me Gallatasaraj (2-0 dhe 4-1) në turin e dytë të Ligës së Kampioneve në sezonin 2004-2002, ku shkëlqeu Klodian Duro. Vllaznia pritet të udhëtojë me një avion carter, pasi dhe qyteti Trabzon ndodhet në bregun e Detit të Zi, në kufi me Gjeorgjinë.

Yjet e Trabzonsporit

Trabzonspor është një klub relativisht i ri, në raport me Vllazninë (1919), i themeluar në vitin 1967, si pasojë e shkrirjes së dy klubeve lokale. Me përjashtim të tre të mëdhave të Stambollit (Gallatasaraj, Fenerbahce dhe Beshiktashit), Trabzonspori është klubi tjetër i vetëm që ka fituar kampionate në Turqi (6 herë kampion i Turqisë). Njihen në Turqi me nofkën "Bordo Blu" dhe "Furtuna e Detit të Zi". Skuadra ka disa lojtarë të huaj dhe të gjithë në repartin difensiv: mbrojtësin 26-vjecar suedez, Fredrik Risp (ish-lojtar i Goteborgut dhe Kievos), mbrojtësin 24-vjecar serb Milan Stepanov (lojtar i përfaqësueses serbe), mbrojtësin nga Guinea, 26-vjecarin Daouda Jabi (me karrierë të pasur në Francë: Lens, Ajacio, Grenoble). Në mesfushë është holandezi Kiki Musampa, ish-lojtar i Ajaksit (Holandë), Bordosë (Francë), Atletiko Madrid (Spanjë) dhe Mancester Sitit (Angli). Një tjetër emër është mesfushori nga Guinea, Ibrahim Jatara, 27 vjec, i ardhur nga Antverpi i Belgjikës. Lista mbyllet me portierin brazilian Xheferson de Oliveira Galvao, i njohur shkurt me emrin Xheferson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›