Shefat e klubeve: Dy skuadra zbresin direkt, e treta me play-out

Nga Eno Skarco
Klubet e Superligës propozojnë ndryshimin e numrit të kartonave të verdhë, për skualifikimin e lojtarëve dhe kërkojnë për zbritjen nga kategoria të variantit ku skuadra e tretë nga fundi, luan playout me të tretën e klasifikuar në Kategorinë e Parë. Në fakt, synohet eleminimi i një ditë më tepër skualifikim, në rast të përsëritjes së numrit 3 të kartonave të verdhë gjatë një sezoni. Klubet kërkojnë që skualifikimi i lojtarit të jetë sërisht për një turn dhe jo dy ashtu si është aplikuar në sezonet e kaluara. Propozimi, ndërkohë, për rritjen e numrit të skuadrave që zbresin nga Kategoria, nuk ka patur asnjë kundërshtim nga skuadrat e mëdha. Natyrisht nuk janë ato që vuajnë pasojat e një propozimi të tillë, por më i preferuar nga këto ka qenë varianti me tre skuadra që zbresin, ku e treta nga fundi luan një ndeshje play-out me të tretën e klasifikuar në Kategorinë e Parë. Në mbledhjen e zhvilluar në Federatë me shefat e klubeve, është diskutuar mbi shumë rregullime që mund ti bëhen sezonit që pritet të fillojë në 25 gusht, por që miratimi do të mund të bëhet vetëm në mbledhjen e komitetit Ekzekutiv, në 10 korrik. Priten ndryshime jo vetëm në rregullore, ku përsa i përket transfertave të lojtarëve, u shprehën opinione të ndryshme, por edhe në stafin drejtues të Federatës. Ndërkohë, Dinamo dhe Partizani, në mbështetje të njëri-tjetrit kanë kërkuar edhe një rimbursim për cështjen e stadiumit. Dy klubet kërkojnë që impianti ku ata do të luajë ndeshjet të paguhet nga Federata. Propozimet e klubeve të Superligës, në lidhje me projektin e prezantuar disa ditë më parë nga Sektori i Garave, kanë qenë të ndryshme, por për të patur një verdikt përfundimtar duhet pritur mbledhja e Komitetit Ekzekutiv.