E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicër, reshjet e shirave shkaktojnë dëme të konsiderueshme

GJENEVË- Reshjet e dendura të shirave dhe një stuhi e fuqishme goditën pjesën perëndimore të Zvicrës, mbrëmjen e djeshme duke shkaktuar rrëshqitje të dherave dhe përmbytje, që bllokuan rrugët, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

"Kantoni i Vaud dhe i Fribourgut, në perëndim të Zvicrës, u goditën nga reshjet e dendura të shirave dhe nga një stuhi", theksuan burimet zyrtare vendase.

"Lumi Merine shkaktoi përmbytje në qytetin e Mudon", shtuan burimet zyrtare vendase.

Shumë rrugë u bllokuan për shkak të rrëshqitjeve të dherave.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›