E Diel, 1 Nëntor 2026

Ferati: Malazezet, trajtim te barabarte

Qeveria e Kosoves ka shprehur gatishmerine e saj per te mbeshtetur komunitetin malazez ne Kosove. Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, theksoi se banoret malazez ne Kosove, sikurse komunitetet tjera qe jetojne ne republike, do te trajtohen si pjese e barabarte e shoqerise kosovare. "Per te gjitha kerkesat qe do te kete komuniteti malazez, do ta gjeje mbeshtetjen, do ta gjeje gatishmerine e institucioneve te Republikes se Kosoves sikur edhe te gjithat komunitetet tjera. Prandaj edhe integrimi, edhe kthimi dhe te gjitha ceshtjet e tjera jane tema te hapura dhe gjithmone brenda mundesive te institucioneve te Kosoves ato do te zgjidhen", theksoi Ferati.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›