E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhelozia per rojen e lokalit 78-vjecari qellon mbi te dashuren

I dashuruar marrezisht dhe xhelozia per te dashuren e ka bere nje 78-vjecar qe te tentoje vrasjen e saj. Ngjarja me protagonistin e rralle ka ndodhur paraditen e djeshme ne Tirane kur me nje pistolete ne dore i moshuari ka shkuar prane lokalit ku ajo punonte kameriere dhe ka qelluar disa here por fatmiresisht nuk eshte plagosur njeri. Policia ka arrestuar Ibrahim Haxhine i cili nuk ka shfaqur pendese per aktin e kryer duke u shprehur se ajo e cmendte fare pasi ishte shume i dashuruar pas saj.

Mengjesin e djeshem teksa banoret e zones se sheshit Shtraus ne Tirane ishin nisur per pune apo po pinin ndonje kafe ne lokalet e lagjes nje burre i mbajtur por ne moshe eshte pare ne mes te rruges me nje pistolete TT ne dore. Menjehere ata kane shprehur habi kur Ibrahim Haxhia 78 vjec i eshte drejtuar nje lokali ku punonte Shpresa Rr 50 vjece. Ai ka qelluar disa here ne drejtim te saj por fatmiresisht asnje plumb nuk e ka kapur. Nga ana tjeter banoret por edhe deshmitaret okulare kane njoftuar sherbimet e policise dhe per ne vendin e ngjarjes jane nisur patrullat e Komisariatit Nr. 4 qe nuk ndodhen shume larg vendit ku ishte konstatuar atentati. Por skena e dhunshme vazhdonte edhe me tej ku 78-vjecari ofendonte kamerieren pesedhjetevjecare duke kerkuar prej saj shpjegime pse e kishte lene dhe shprehte xhelozi per tradhti. Njerezit jane tmerruar nga kjo skene derisa ka mberritur policia dhe 78-vjecari ka hedhur armen duke tentuar te largohet me shpejtesi. Ngjarja ka ndodhur prane nje filiali banke dhe fillimisht eshte menduar se policia kishte te bente me ndonje tentative grabitjeje por shume shpejt eshte sqaruar gjithcka.

Burimet policore te kryeqytetit bene te ditur se i moshuari eshte shoqeruar ne ambientet e policise por teksa merrej ne pyetje nga oficeri i seksionit kunder krimit ndaj personit dhe shendetit ai ka qendruar stoik dhe i papenduar per ate qe sapo kishte bere. Ai ka rrefyer se me 50-vjecaren ishte i lidhur prej disa vitesh pasi ishte i divorcuar. Kohet e fundit ai ka shpjeguar se gruaja kishte vendosur te ndahet me te pa i dhene asnje arsye dhe kjo i kishte sjelle xhelozi. Ne keto kushte ai e kishte ruajtur dhe kerkonte qe gruaja te rikthehet me te pasi nuk mund te jetonte i ndare. Por xhelozia eshte shtuar kur ka filluar te dyshoje se ajo e tradhtonte me rojen e nje lokali. Sipas deshmise se tij ne polici ai mendonte se ajo ishte lidhur me rojen dhe per kete arsye kishte vendosur ta vriste. Ajo me cmendte fare dhe une nuk mund te pranoja te qendronte ne krahet e dikujt tjeter eshte shprehur 78-vjecari duke i dhene historise se tij nje ngjyre rinore ashtu sic ndodh rendome me adoleshentet. Por kjo histori nuk e ka shpetuar ate nga arrestimi per vepren penale te vrasjes me dashje te mbetur ne tentative. Policia ka ushtruar kontroll ne banesen e tij duke i gjetur edhe nje automatik pa leje. Nderkaq ne polici eshte shoqeruar edhe gruaja 50-vjecare e cila ka rrefyer versionin e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›