Ambasadori i Austrise Florian Raunig Kamza nje histori suksesi

Ambasadori Raunig tregoi interesim te vecante per sistemin e adresave. Atij i beri pershtypje te vecante emertimi i dy rrugeve me emrat Vjena dhe Moxart
Ambasadori i Austrise ne Shqiperi e cilesoi Bashkine e Kamzes nje histori suksesi. Ai e beri kete deklarate dje gjate nje vizite ne kete bashki me ftese te kryebashkiakut te Kamzes z. Xhelal Mziu. Ambasadori ishte i shoqeruar nga znj. Mirela Mancaku perfaqesuese e Zyres se Kooperimit prane Ambasades Austriake. Pasi i uroi mireseardhjen ambasadorit Raunig kreu i bashkise Mziu beri nje panorame te pergjithshme te zhvillimeve ne kete bashki. Ai e vuri theksin tek permiresimi dhe persosja e vazhdueshme e strukturave menaxhuese administrative ligjore profesionale e transparente qe sollen rritje te konsiderueshme financiare dhe nje bum te papare investimesh ne kete bashki. Z. Mziu tha se gjate kater viteve te mandatit te tij te pare ne drejtimin e kesaj bashkie u zgjerua dukshem numri i bizneseve gati trefishimi i tyre nga 600 ne 1.750 puna me projektet dhe investimet kapitale. Duke vijuar me tej ai prezantoi shifrat e buxhetit dhe te ardhurat e vete bashkise ne keto 4 vite qe jane te pakrahasueshme ne raport me periudhat e meparshme. Vetem buxheti dhe te ardhurat e realizuara ne vitin 2010 jane te barabarta me buxhetin dhe te ardhurat e realizuara 9 vite te marra se bashku pra 1998 - 2006. Kjo sipas z. Mziu solli qe investimet dhe ndryshimi urban ne keta 4 vjet te jene me ritme teper te larta ne rruge ndertim ujesjelles-kanalizime energji arsim mjedis rend etj. Ne shifra investimet e bashkise ne keto 4 vite jane 10 here me te larta se investimet e 8 viteve 1998-2006 te marra se bashku. Per rrjedhoje vetem asfaltim rrugesh u realizuan ne nje gjatesi prej 60 km pa llogaritur kilometra te tera hapje te hapesirave publike dhjetera permiresime e rikonstruksione ne institucione ndertim shkollash e kopshte te reja komisariati i policise pallati i kultures stadiumi kompleksi skulpturor ne qender te qytetit emblema e bashkise etj. qe jane jo vetem objekte te reja por vleresohen ne parametrat me bashkekohore. Kjo ka bere qe zhvillimi demografik ne lagjet e Kamzes te jete i vrullshem dhe per rrjedhoje ne keto vite Kamza te shnderrohet ne bashkine e 6-te ne vend dhe nje bashki konkurruese midis bashkive me te medha dhe me me pervoje te Shqiperise e pse jo edhe te rajonit - tha kryebashkiaku Mziu. Ambasadori Raunig tregoi interesim te vecante per sistemin e adresave. Kjo per faktin se ne kete bashki jane emertuar me shume se 500 rruge te reja me emra personalitetesh qytetesh e institucionesh jo vetem nga vendi por edhe nga bota. Atij i beri pershtypje te vecante emertimi i dy rrugeve me emrat Vjena dhe Moxart dhe kjo sipas ambasadorit Raunig sherben edhe si ure per forcimin e miqesise midis dy vendeve. Pasi falenderoi kryebashkiakun Mziu per ftesen dhe mirepritjen e vecante ambasadori Raunig e cilesoi Kamzen nje histori suksesi per gjithe rajonin. Kjo sipas tij edhe per faktin se pervoja e urbanizmit te lagjes Bathore qe ai e kishte asistuar bashke me Co Plan tashme po implementohet edhe ne lagjen e ish-Kenetes ne Durres. Gjithashtu ambasadori Raunig premtoi mbeshtetjen e projekteve te Bashkise Kamez ne fushen e mjedisit nga qeveria austriake si dhe mundesine e binjakezimit te Kames me nje bashki te perafert te Austrise. Ne fund te takimit kryetari i bashkise z. Mziu i dha ambasadorit Raunig medaljen Mirenjohja e qytetit Kamez. Ambasadori Raunig dhe znj. Mirela Mancaku vizituan gjithashtu mjediset e kesaj bashkie ku pershtypje te vecante i beri qendra One Stop Shop me nje rrjet zinxhir sherbimesh online per komunitetin.