A duhet ta përdorim euron? Kjo është çështja

Nga Rajmonda Lajthia
Tiranë, 23 Gusht NOA - As sezoni turistik dhe as prurjet e valutore të emigrantëve duket se nuk ndikuan këtë sezon veror në mbiçmimin e lekut, ashtu siç ndodh zakonisht në periudha të tilla.
Një euro ka mbetur në kufijtë e 130 lekëve, duke dhënë efekt negativ më shumë tek kredimarrësit në monedhën evropiane.
Ekspertët e ekonomisë e vlerësojnë në mënyra të ndryshme të ardhmen e kursit të këmbimit.
Për këshilltarin e kryeministrit për Ekonominë Selami Xhepa, kursi i këmbimit nuk do të na surprizojë në muajt në vazhdim, pasi kërkesa për importe do të bjerë ndërsa me rimëkëmbjen e disa ekonomive evropiane, kërkesa për eksportet shqiptare do të rritet. Duke folur me agjencinë e lajmeve NOA, Selami Xhepa thekson se situata nuk është shqetësuese, pasi ky nivel kursi tregon më së shumti tendencat e tregjeve botërore si dhe pasqyron efekte të faktorëve të brendshëm.
Nga ana tjetër, profesori i Ekonomisë Sulo Hadëri, është i mendimit se e ardhmja e kursit të këmbimit është në pikëpyetje dhe nuk garanton stabilitet.
Treguesit që do të mbajnë kursin në ekuilibër nuk janë optimist, deficiti i llogarisë korrente është në nivele të larta dhe ky fakt nuk garanton stabilitet- shprehet Hadëri për agjencinë NOA.
Për ekspertët, mbetet një debat i hapur nëse ekonomia jonë është e gatëshme të zëvendësojë lekun me monedhën evropiane.
Selami Xhepa është i mendimit se zëvendësimi i monedhës kombëtare do të ndikojë pozitivisht në eliminimin e rrisqeve që vijnë nga luhatja e kursit të këmbimit.
Mbi të gjitha, sipas Xhepës të bëhesh pjesë e një politike monetare edhe më të fuqishme do të krijonte premisa për të reduktuar ndjeshëm rreziqet që vijnë nga jashtë.
Por profesor Hadëri thotë se ndryshimi i monedhave vlen të kryhet në ekonomi të cilat kanë probleme dhe luhatje të mëdha siç janë kursi i këmbimit, rritja ekonomike apo ndryshimi i shpeshtë i inflacionit. Në këto kushte argumenton Hadëri nuk është e nevojshme që të merren iniciativa të tilla, pasi kostot do të jenë edhe më të mëdha se sa përfitimet.
Në rast se do të kryhej zëvendësimi i lekut atëherë edhe normat e interesit bankarë do të ishin të njëjtat me vendet e Bashkimit Evropian.
Një nga kriteret për të përdorur euron është mbajtja e inflacionit nën kontroll 2-3 për qind, si dhe një deficit buxhetor që të mos kalojë 3 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, ndërkohë që kjo shifër aktualisht tek ne është 4.2 për qind.
/r.l/e.n/NOA/
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")