E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tradita e blegtorisë – Familja Mejdiu në Kakoz të Lunxhërisë mbarështon 400 bagëti të imta

Prej 15 vitesh, familja Mejdiu nga fshati Kakoz i Njësisë Administrative Lunxhëri, ne Bashkinë Gjirokastër, është kthyer nga emigracioni dhe ka investuar me përkushtim në blegtori.

Duke e parë këtë sektor si një mundësi të qëndrueshme jetese, Sotir dhe Nasho Mejdiu  babë e bir kanë ndërtuar një model suksesi, duke e kthyer blegtorinë në një punë të përditshme dhe një traditë familjare që trashëgohet brez pas brezi.

“Jemi dy vëllezër dhe kemi 160 krerë dhe i kemi të trashëguar nga babai”, u shpreh blegtori Nasho Mejdiu.

Aktualisht, familja Mejdiu kujdeset për rreth 400 krerë të imta. Ata tregojnë se me punë të palodhur dhe menaxhim të kujdesshëm, blegtoria mund të jetë një sektor fitimprurës, që siguron të ardhura të mjaftueshme për një familje dhe mund të zhvillohet edhe më tej nëse ka mbështetje dhe vëmendje institucionale. Megjithatë, pavarësisht mundësive që ofron ky sektor, të rinjtë e zonës nuk tregojnë interes për ta ndjekur këtë rrugë shprehen ata me keqardhje.

“Të rinjtë nuk duan të dalin me to”, u shpreh blegtori.

Sipas familjes Mejdiu, blegtoria po mbetet gjithnjë e më shumë në duart e blegtorëve të vjetër, ndërsa të rinjtë po e braktisin zonën dhe nuk duan të merren me punë që lidhen me bagëtinë.

Gazetare: Boralda Pellumbi

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›