Tirana, sa vuajtje për një golEdhe sezonin e kaluar, Tirana kishte shënuar në 3-javë vetëm tre gola.

Publikoje ne:
Tirana vuan për të nxjerrë golin. Tri ndeshje, 3 gola. Shumë pak, kur mendon se ka luajtur dy ndeshje kundër të porsaardhurëve nga Kategoria e Parë dhe dy prej tyre ne shtepi.
Trajneri kroat Ilija Lonçareviç duket se nuk e ka gati formulën e duhur për 24-herë kampionët. Blerja e re e bardhebluve, Arbër Abilaliaj, me dy golat e tij (kundër Flamurtarit e Gramozit) është dhe shpëtimtari i rekordemenëve shqiptarë. Golin e tretë e ka shënuar një portier... Blendi Nallbani, nga pika e 11-metërshit dhe... në minutën e 93-të.
Në fakt, edhe sezonin e kaluar, Tirana kishte shënuar në 3-javë vetëm tre gola.
SEZONI 2009-2010
Java 1: TIRANA-FLAMURTARI 1-3
Shënues: Arbër Abilaliaj
Java 2: TIRANA-SKENDERBEU 1-0
Shënues:: Blendi Nallbani
Java 3: GRAMOZI-TIRANA 0-1
Shënues: Arbër Abilaliaj
Golat në 3 javët e para
5 sezonet e fundit
Sezoni 2008-2009: 3 gola
Sezoni 2008-2009: 3 gola
Sezoni 2007-2008: 4 gola
Sezoni 2006-2007: 10 gola (fitore 7-3 me Kastriotin)
Sezoni 2005-2006: 4 gola
E Hene, 14 Shtator 2009