E Diel, 1 Nëntor 2026

Investimet ; Projektet shqiptare kërkojnë investitorë në Mynih

Shtimi i investimeve të huaja në vend ka marrë një rëndësi të veçantë vitin e fundit dhe kjo kërkohet për të gjitha fushat në ekonominë shqiptare. Por investimit në pasuritë e paluajtshme kohët e fundit po i jepet një rëndësi e veçantë, për vetë faktin se vendi ynë ka resurse të pashfrytëzuara. Projekte konkrete të Bashkive të Tiranës, Durrësit apo Korçës janë prezantuar disa ditë më parë në Mynih të Gjermanisë, në një panair “Ekspozita Ndërkombëtare e Pasurive te Paluajtshme”. Shumë nga këto projekte kanë ngjallur interesin e investitorëve gjermanë

Ndërtimi i zonës industriale në Spitallë të Durrësit apo projekti në Gjirin e Lalëzit, iu janë prezantuar investitorëve gjermanë dhe atyre ndërkombëtarë në Mynih të Gjermanisë, në një panair të pasurive të paluajtshme. Projekte konkrete të Bashkive të Tiranës, Durrësit apo Korçës janë prezantuar disa ditë më parë në Mynih të Gjermanisë në një panair “Ekspozita Ndërkombëtare e Pasurive te Paluajtshme”. Shumë nga këto projekte kanë ngjallur interesin e investitorëve gjermanë. Për herë të tretë Shqipëria mori pjesë në panairin Expo-Real, i cili u zhvillua nga datat 6-8 tetor 2008 në Mynih nëpërmjet Agjencisë Shqiptare të Biznesit dhe Investimeve – “Albinvest”, që u bë i mundur me mbështetjen financiare të Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikes, dhe me mbështetjen teknike të Agjencisë Teknike për Bashkëpunim Teknik GTZ. Expo-Real, “Ekspozita Ndërkombëtare e Pasurive te Paluajtshme” është panairi tregtar me i rëndësishëm në llojin e tij, ku një rrjet i tërë biznesesh nga vende të ndryshme të botës, vihen në kontakt me njëri-tjetrin, duke ndarë dhe ekspozuar projektet e tyre për qëllime investimi dhe financimi. Ky panair shërben për të ndërkombëtarizuar potencialin e sektorit shqiptar të pasurive të paluajtshme. Në panairin Expo–Real Shqipëria është prezantuar dy herë gjatë vitit 2006 dhe 2007, dhe edhe këtë vit përmjet një stendë më vete pati mundësinë të prezantohet tek disa banka të mëdha “Real Estate”, vendet e zhvilluara perëndimore, por edhe vende të Evropës Juglindore e më gjerë. Numri i ekspozuesve, si edhe tërheqja e vizitoreve nga më shumë se 80 vende të botës, konfirmuan sërish pozicionin e këtij panairi lider, si një nga vend-takimet më të ndjekur të sektorit të pasurive të paluajtshme. Vetëm në 3 ditë, ku e gjithë industria e pasurive të paluajtshme gjendet në Mynih, u krijua mundësia e vlerësimit dhe përfitimit ashtu si çdo investitor potencial, nga puna etike dhe profesionale që kryhet në Expo-Real, qofte kjo e involvuar në konceptim dhe idejim projekti, apo në financimin e tij, realizimin marketing e deri në implementim të tij. Duke qenë pjesë e këtij edicioni të Expo-Real 2008, u arrit të realizoheshin takime biznesi unik në llojin e tij. U krijua mundësia që projektet nga të tria bashkitë, Tiranë, Korçë, Shkodër, si edhe projekti së fundi lançuar nga qeveria shqiptare mbi Zonën Industriale të Spitallës, në qytetin e Durrësit, prezantuar në “Expo-Real” nga “Albinvest”, dhe projekti në Gjirin e Lalëzit prezantuar nga firma spanjolle “Kategora”, si një ndër investitorët më të rinj që “Albinvest” ka lobuar dhe kontribuar për të ardhur në Shqipëri, u prezantuan tek kompanitë me avangarde, të cilët operojnë në industrinë e Pasurive të Paluajtshme. Të gjithë kompanitë ndanë qëllime dhe objektiva të përbashkëta. Frymëzime të reja, kontakte ndër-sektoriale, diskutime konstruktive mbi projekte të ndryshme pjesëmarrëse, rezultuan një mundësi më shumë për pjesëmarrësit në stendën e Shqipërisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›