Koçi: Nismat referendare, jo për ndryshime shtesë në kushtetutë
“Referendumi për të cilën Lëvizja Sopcialiste për Integrim po mundohet të mbledhë firmat e 28 deputetëve, që do të bëhet vetëm për të anuluar ndryshimet kompromentuese që dy partitë e mëdha kanë ndërmarrë para dy javësh. Këtë e ka deklaruar dje për gazetën “55”, deputeti Petro Koçi, i cili theksoi se në kushtet aktuale “nuk mund të kemi luksin të mendojme për të tjera ndryshime” pas sipas tij”gjendja kushtetuese eshte alarmante”. “Kjo është një nismë e bashkërenduar e koalicionit ' E majta per Integrim' që synon të kthejë në nul atentatin Rama- Berisha ndaj kushtetutës dhe demokracisë në vend. Në këto lloj nismash, socialistët e vërtetë, jo vetëm duhet të bashkohen por të luajne rol protagonist. Nga ana tjetër, të thërrasësh në skenë verdiktin popullor është qytetari politike. Kësaj sfide, për t’u provuar në votën popullore nuk duhet t’i trembet askush. Nëse të pakten 28 deputetë, do të kenë trimërinë moderne, për të qenë të ndershëm me zgjedhesit e tyre e firmosin kerkesen për voteprovim referendar, nisma do te jete sigurisht e suksesshme”. Koçi ndërkaq është shprehur kritik në lidhje me ndryshimet në Kushtetutë që prekin dhe KQZ-në . “Po troket modeli 96' i zgjedhjeve dhe modeli 97' i krizave. Sulmi mbi kushtetutën, është më i rëndë se sulmi i 14 shtatorit mbi kryeministri. Baballarët e monopoleve financiare, po vendosin diktatin e monopolit politik dhe elektoral, me ane të blerjes së votes se parlamentareve nepermjet premtimeve personale. Mendoj se kesaj strategjie primitive ne do ti pergjigjemi me kurajo qytetare. Modeli i vitit 1996 është një kthim i shemtuar mbrapa.Rama dhe Berisha po e fusin vendin ne krize te rrezikshme. Sa me shpejt te sensibilizohet opinioni publik aq me te sigurta jane shanset per shmangien e krizes”- deklaroi ai. Në lidhje me përçarjen e koaliconit të majtë, Peëtro Koçi ka bërë përgjegjës kryesocialistin Edi Rama, i cili sipas tij “ka zgjedhur Berishën për bashkepunim dhe jo opozitën; ka zgjedhur te djathten e jo te majtën”.
Silvana Tresa
Silvana Tresa