E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafikon nje familje drejt Greqise, kapet i dyshuari

Devoll- Tenton trafikimin e nje familje te tere drejt Greqise ne rruge ilegale, ndalohet 38- vjecari i dyshuar. Deportimi ne piken kufitare te Kapshtices, dy dite me pare i nje familjeje nga fshati Bitincke e Devollit ka zbuluar edhe njeriun qe do bente udherrefyesin dhe perfituesin e 500 eurove per person. Burime zyrtare te Policise se Korces njoftuan dje se mi ndaluari eshte Edmond Ago, bashkefshatar i klandestineve, i cili akuzohet per vepren penale te "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit". Vepra eshte konsumuar me 7 shkurt te ketij viti, kur Ago mendohet se ka kaluar matane kufirit familjen qe kerkonte te vendosej ne Greqi per qellime ekonomike. Por policia helene i ka ndaluar emigrantet duke i riatdhesuar ne Kapshtice. Gjate marrjes ne pyetje ata kane rrefyer per personin qe i kishte ndihmuar. Pas ndalimit dosja hetimore i kaloi Prokurorise se Korces per hetime te metejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›