E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Ne shitje 1280 asete shteterore

Në mbledhjen e Task Force për privatizimin, kreu i qeverisë berisha kërkoi nxjerrjen në shitje të 1280 sipërmarrje dhe objekte publike brenda vitit me përjashtim të hidrocentraleve, digave të mëdha, shkollave, spitaleve.
Ndër to kryeministri përmendi Albtelekom dhe INSIG.

“Janë bërë të gjitha pregatitjet që gjatë këtij viti të finalizohet privatizimi i të gjitha sipërmarrjeve. Ne dueht të ecim drejt privatimizit të plotë. Duhet të shiten të gjitha aksionet e shoqërive aksionere, qoftë ato të sektorit strategjik, qoftë të tjera të vogla dhe të mesme. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë larmi që ne të mbajmë pronësinë mbi tokën” tha Berisha.

Sektori privat sipas krymemisnitrit është përgjegjës për rreth 84 përqind të Prodhimit të Brendshëm të vendit, shifër kjo që  duhet të rritet. Kreu i qeverisë kërkoi identifikim dhe përshpejtim te vlerësimit të objekteve nga zyra Zyra e Regjistrimit të Pasurive dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›