Trafik droge me autobusin Tirane-Athine
Korce- Trafik droge drejt Greqise me autobusin e linjes Tirane-Athine. Kontrolloret e Pikes Kufitare te Kapshtices sekuestrojne 200 kg hashash dhe vene ne pranga dy shoferet e mjetit, njeri prej te cileve me banim ne Larisa. Lenda narkotike ishte fshehur ne pjesen e pasme te autobusit, ku gjendet dhe motori i mjetit, nje vend i ndertuar posacerisht per fshehjen e saj. Burime zyrtare te policise se Korces konfirmuan operacionin e finalizuar mesditen e djeshme dhe ndalimin e te dyshuarve Bajram Dapi, 26-vjec, banues ne Tirane dhe Kristos Prifti, 24-vjec, banues ne Larisa te Greqise, qe akuzohen per vepren penale “trafikim i lendeve narkotike”. Droga dyshohet se ka pasur si destinacion tregun e kryeqytetit helen, ndersa ishte futur ne 46 pako te medha, me peshe 4-5 kg secila. Origjina e narkotikut mendohet te jete zona e Lazaratit, por hetimet nuk kane perfunduar ende.
Burime zyrtare sqaruan se dyshonin prej kohesh qe ne autobusin e kesaj linje kryhej trafik nderkombetar droge. Ne operacion kane marre pjese pervec kontrolloreve te Pikes Kufitare Kapshtice, edhe agjentet e Sektorit Kunder Krimit te Organizuar. Sapo mjeti me pasagjere ne bord i eshte afruar pikes kufitare per te kaluar ne Greqi, oficeret ndaluan autobusin me targa TR1958N, ne pronesi te kompanise “Helios Travel”. Agjentet kane perdorur pajisjet bashkekohore per te zbuluar ne pjesen e pasme te mjetit, ne nje kuti metalike te ndertuar posacerisht, 46 pako te mbeshtjella me leter natriban. Menjehere ne hetime eshte perfshire edhe Prokuroria e Krimeve te Renda, pasi pesha e pergjithshme e narkotikut shkoi ne 200 kilogram. Burime zyrtare sqaruan se secila prej pakove kishte nje peshe mbi kater kilogram secila.
Gjate shoqerimit te pasagjereve dhe shofereve eshte arritur ne perfundimin se te dyshuar ishin pikerisht dy drejtuesit e mjetit, pasi edhe vendi i perdorur per te fshehur ngarkesen ishte i menduar mire. Nga verifikimet paraprake rezulton qe drejtuesit e kompanise te mos kene pasur dijeni per kete veprimtari te paligjshme, ndersa si origjine e droges dyshohet Lazarati. Grupi hetimor po verifikon tablatet telefonike, pergjimet e kryera dhe deshmite e marra, per te zbuluar furnizuesit dhe pritesit e droges ne Greqi. Ky nuk eshte rasti i pare kur ne autobuset e linjave Shqiperi-Greqi gjenden sasi te medha droge heroine apo hashash dhe marihuane. Aksione ka kryer edhe policia e Gjirokastres, qe ne disa raste ka zbuluar kamione, trajlera, autovetura dhe autobuse me droge.
A. Qoraj
Te arrestuar:
Bajram Dapi, 26-vjec, Tirane
Kristos Prifti, 24-vjec, Larisa
Sekuestruar:
46 pako, 4-5 kg secila
200 kg hashash
Autobusi me targa TR1958N