Diaspora: “Te vijojne njohjet per Kosoven”
Vendimi i Gjykates se Hages per Kosoven eshte pershendetur dje dhe nga shqiptaret e Amerikes. Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) u ka bere thirrje te gjitha vendeve te Organizates se Kombeve te Bashkuara qe te njohin pavaresine e Kosoves. Gjithashtu Keshilli ka kerkuar nga OKB-ja qe te shfuqizoje rezoluten e 1244 duke e pranuar pranimin e saj si nje shtet anetar i organizates. “KKSHA-ja ben thirrje te gjithe komunitetit nderkombetar per te njohur pavaresine e Kosoves pa vonesa te metejshme:, thuhet ne deklarate.