E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet me plumb ne koke shqiptari

Greqi- Ekzekutohet ne mes te Athines me plumb ne koke emigranti shqiptar, pronar i nje dyqani. Krimi ka ndodhur oret e vona te mbremjes se premte, kur persona te paidentifikuar qelluan per vdekje nga nje distance e afert te riun Kastriot Nikolli, rreth 40-vjec, emrin e te cilit policia greke e ka publikuar vetem diten e djeshme. Pa kaluar pak minuta, kryeqyteti grek eshte tronditur nga nje tjeter vrasje, duke kthyer pasiguri tek qytetaret. Nje tjeter i ri i paidentifikuar, qe mendohet se eshte grek, u ekzekutua ne mes te rruges. Policia greke heton per nje larje te mundshme hesapesh, apo ndonje gjobevenie dhe grabitje.
Nje makine me dy persona brenda kishte qendruar mbi uren qe gjendet ne Kifiso, Peristeri sipas deshmitareve qe gjendeshin ne ato momente ne rruge. Duket se ka qene nje kurth i mireorganizuar nga autoret, te cilet pasi pane nje te ri te afrohej poshte ures, kane qelluar mbi te te pakten kater plumba. Viktima eshte shembur pertoke me plage te renda ne pjesen e kokes, kurse autoret u larguan me shpejtesi me makinen e tyre.
Menjehere ne vendngjarje shkoi policia helene dhe ambulanca, e cila e shoqeroi viktimen rreth te 30-ve ne spital, ku thjesht u vertetua vdekja e tij. Identiteti i viktimes nuk eshte bere ende i njohur.
Ndersa ne kryqezimin e rruges “Aharnon” dhe “Olimbias”, ne Agjio Pandeleimona, mediet greke raportuan se ndodhi nje tjeter vrasje me viktime nje emigrant shqiptar.
Sipas hetimeve paraprake dhe te dhenave te deshmitareve, edhe kete here autoret leviznin me nje autoveture. Mjeti iu afrua nje dyqani kinkalerie (periptero). Pa thene asnje fjale, nje person zbriti nga makina duke qelluar mbi te riun rreth 40-vjec, emigrant shqiptar, qe mendohet se ka qene edhe pronari i dyqanit. Viktima eshte identifikuar dje nga policia si Kastriot Nikolli, kurse qellim dyshohet grabitja. Plumbat e kane demtuar rende ne pjesen e kokes emigrantin qe humbi jeten ne vend. Edhe pse ambulanca shkoi ne vendngjarje, i riu kishte vdekur.

Pistat
Pas hetimeve te bera deri ne mesditen e djeshme, sipas medieve vendase dyshohet se dy vrasjet qe ndodhen mbremjen e kaluar kane qene per larje hesapesh, por hetohet edhe nje grabitje apo gjobevenie e mundshme ne rastin e shqiptarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›