Hajdutet bastisin kambistin, i marrin 60 mije USD
BERAT- Persona te paidentifikuar kane gjetur nje menyre teper origjinale per te kryer vjedhjen spektakolare te nje kambisti. I shkrumbojne makinen e te vellait, duke terhequr vemendjen e familjareve, ndersa i kane hyre ne banese duke i perlare 5 milione leket e xhiros ditore. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 23:00 te mbremjes se marte ne fshatin Drenovice te Beratit, kur i demtuari Kujtim Dyli denoncoi vjedhjen e shumes se lekeve ne komisariat. Burime zyrtare te policise konfirmuan lajmin per gazeten "KJ" dhe thane se nisen hetimet. Familjaret kane vene re flaket ne mjetin tip "Benz" ne pronesi te Arben Dylit, duke kerkuar ndihme per shuarjen e zjarrit. Policia tha se ngjarjet kane lidhje me njera-tjetren, pasi po ne ato momente, kur tentohej shuarja e flakeve, persona te paidentifikuar kane hyre ne shtepine e Kujtim Dylit. Kambisti deshmoi se kur u kthye me bashkeshorten ne banese kishte vene re dritaren e dhomes se gjumit te hapur. Ekspertet kane gjetur disa gjurme gishtash, ndersa deri ne mbremje nuk ka pasur asnje te ndaluar.
E.Hazizolli
E.Hazizolli