E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi klientet, denohet me 11 vjet

Qelloi me pistolete mbi klientet, denohet me 11 vjet burg pronari. Gjykata e Rrethit te Elbasanit ka denuar me 11 vjet heqje lirie Gezim Sinen, i cili u akuzua se me 28 mars 2007 qelloi me pistolete ndaj klienteve Dritan Xhakoi, Pajtim Xhakoi dhe Taulant Skenderi ne lokalin e tij. Prokurori i ceshtjes, Binas Nina, ngriti akuzen e "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese te mbetur ne tentative" ndaj Gezim Sines. Ne perfundim te procesit gjyqesor, prokurori Binas Nina i ka kerkuar trupit gjykues qe te denoje me 20 vjet burg te pandehurin pasi sipas tij ekzistojne provat materiale dhe shkresore qe e implikojne ate ne kete ngjarje. Ngjarja ndodhi ne fshatin Mjekes ne lokalin e administruar nga Gezim Sina. Dritan Xhakoi, Pajtim Xhakoi dhe Taulant Skenderi kane qene kliente ne kete lokal. Pronari u ka kerkuar te mos bejne zhurme. Por te ndodhur nen efektin e alkoolit ata nuk i jane bindur. Ne kete kohe Sina ka shkuar ne guzhine ka marre pistoleten dhe ka qelluar ne drejtim te klienteve, duke plagosur dy prej tyre. Pas ngjarjes Gezim Sina eshte ndaluar nga policia. Gjate seancave gjyqesore ai eshte mbrojtur, duke thene se ka qene ne kushtet e vetembrojtjes ne pronen e tij.

F.S


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›