Pazar ne Greqi me uniforme, shkarkohet shefi i komisariatit
Gezim Ashimi
Shefi i Komisariatit te Policise se Devollit eshte shkarkuar nga detyra per shperdorim me uniformen. Kryeinspektor Artan Braholli mesohet se ka kaluar kufirin, duke shkuar per te bere pazar ne Greqi dhe duke mbajtur veshur uniformen blu. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Korces pohojne se kryeinspektor Braholli shperdoroi detyren duke kaluar me uniforme ne Greqi per te kryer atje pazarin e fundjaves familjarisht dhe per kete eshte shkarkuar menjehere nga detyra. Nje lloj incidenti ushtarak eshte konsideruar nga koleget kapercimi i kufirit me uniforme deri ne fshatin me te afert grek per te blere mallra ushqimore dhe sende te tjera. Kalimi i shefit te komisariatit te Devollit me uniforme per ne Greqi, mesohet se eshte vene re nga punonjes te sherbimit ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices. Burime te sigurta te policise thane se sapo eshte kthyer nga territori grek per ne Shqiperi, kryeinspektorit Artan Braholli i eshte komunikuar vendimi i pushimit nga puna. Ky urdher, me pas eshte bere zyrtar nga nje dokument i Ministrise se Brendshme, e cila ka vendosur pushimin e shefit te komisariatit te Devollit nga detyra per thyerje te disiplines dhe nga fakti qe nuk ka marre leje nga eproret e tij per te shkelur privatisht kufirin ne drejtim te shtetit fqinj dhe per me teper me uniforme policie. Burimet nga Drejtoria Rajonale e Policise Korce, thane se Braholli eshte pare me uniforme duke kaluar piken kufitare, por mesohet qe ai te jete justifikuar se do te shkonte deri ne nje pike tregtimi te Freeshop-it te doganes greke per te blere sende ushqimore. Te njejtat burime shtuan se shefi i komisariatit te Devollit ka udhetuar me ne brendesi te territorit grek, deri ne fshatin me te afert te doganes se vendit fqinj. Interesant eshte fakti se pas kryerjes se pazarit ne fshatin me te afert grek, shefi i Komisariatit te Devollit eshte kthyer pa uniforme ne token shqiptare. Nje zyrtar i policise rajonale te Korces tha se nuk jane qartesuar plotesisht rrethanat e ikjes dhe kthimit te shefit te komisariatit pa uniforme. Ka zera se Braholli eshte detyruar te heqe uniformen ne brendesi te territorit grek dhe te vishet civil, pasi eshte konsideruar si shkelje e statusit te ushtarakut dhe e detyres se tij nga autoritete ushtarake te vendit fqinj kjo vizite private e nje drejtuesi policie nga komisariati i Devollit. Ka te dhena se vete pala greke ka konstatuar shkeljen e territorit te saj nga nje zyrtar i policise shqiptare me uniforme pas asnje motivim zyrtar dhe ka vene keshtu ne dijeni palen shqiptare ne Kapshtice. Artan Braholli erdhi ne detyren e shefit te komisariatit te Devollit afro nje vit me pare ne kuadrin e rifreskimit te drejtuesve te policise ne rrethet e rajonit te Korces.
Motivacioni i lirimit
Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit ka liruar nga detyra kryeinspektor Artan Braholli me detyre shef komisariati i policise se Devollit, me motivin shkelje me dashje te normave te detyres. Ai ka kryer nje shkelje administrative me dashje, pasi si njeri me uniforme duhet te merrte me pare nje leje nga ana e ministrise shqiptare per te kaluar ne shtetin fqinj. Kjo konsiderohet thyerje e disiplines dhe shkelje e rregullores.