OSBE i kërkon Ramës të pranojë humbjen, Edvini e shpall Evropën si armiqësore ndaj tij
Çmenduria e Edi Ramës vijon sërish. Pas një takimi që zhvilloi me presidentin e Asamblesë së OSBE-së, zotin Wolfgang Grossruck, Rama doli në një konferencë për shtyp dhe deklaroi se nuk do t’i njihte kurrë zgjedhjet. Në këtë mënyrë Edvini është duke u munduar t’u mbushë mendjen socialistëve shqiptarë se nuk është humbës i zgjedhjeve në mënyrë që të qëndrojë sërish në karrigen e kreut të PS. “Pikëpamja jonë është e qartë; ne nuk i shesim zgjedhjet e grabitura të 28 qershorit. Nuk do të tërhiqemi pa e zbardhur deri në fund krimin elektoral të 28 qershorit. Për ne rezultati i zgjedhjeve të 28 qershorit është i papranueshëm dhe i gjithë aksioni ynë politik do të jetë i fokusuar në betejën për të mos lejuar që deformimi i rëndë i 28 qershorit të kthehet në bazë për një ecuri normale të një jete politike, e cila tanimë është e kushtëzuar nga domosdoshmëria për të vënë në vend dinjitetin e votës dhe të votuesve shqiptarë, të cilët nuk e panë rezultatin e votës së tyre të shprehur si funksion i një procesi të lirë dhe të ndershëm nga fillimi deri në fund” tha Rama. Por çfarë ndodhi gjatë këtij takimi? Burime të sigurta treguan se presidenti i Asamblesë së OSCE-së i ka thënë kreut të PS-së së zgjedhjet i plotësuan standardet, ndaj dhe nuk duhet hezituar për të pranuar rezultatin, duke i kërkuar në këtë mënyrë të heqë dore nga ideja e tij e çmendur për futur vendin në zgjedhje të parakohshme. Por Rama nuk heq dorë. I pyetur nga gazetër pikërisht për rekomandimin e zotit Wolfgang Grossruck, Rama u shpreh se është thjeshtë një pikpamje e tij personale. “Është një deklaratë thjesht personale, për të cilën unë nuk kam asnjë koment. Ajo që unë dëshiroj të theksoj është, se ne jemi jo vetëm të informuar, por edhe plotësisht të vetëdijshëm për gjithçka ka ndodhur, siç janë të vetëdijshëm të gjithë shqiptaret e shqiptarët, që nuk duan të jetojnë në një skemë të mbyllur, ku populli voton dhe pushteti numëron. Por, duan të jetojnë në një vend të lirë demokratik, ku pushteti është rezultat i vullnetit të pacenuar dhe të pacenueshëm të popullit që voton” tha Rama.
...