Trafik te miturash me emrin e Aldo Bares, rrezikon 15 vite burg
Perdorte emrin e te akuzuarit si kreu i Bandes se Lushnjes, Aldo Bare, per te trembur vajza te mitura, qe me pas t’i trafikonte per qellimi prostitucioni, por rrezikon te denohet me 15 vjet burg. Prokuroria e Krimeve te Renda kerkoi gjate pretences se djeshme ne gjykate denimin me burg me gjykim te shkurtuar dhe gjobe 6 milione leke per te pandehurin Sajmir Nallbani, nen akuzen e “trafikimit te te miturave per qellime prostitucioni”. Sipas organit te akuzes, 35-vjecari Nallbani dyshohet se, nepermjet kercenimit dhe duke perdorur emrin e Aldo Bares, ka detyruar te mituren XH L., 16 vjece, nga qyteti i Lushnjes, qe te shese trupin e saj ne rruget e Athines dhe te Belgjikes, per tre vite me radhe. Por, pas riatdhesimit, ka qene vete vajza e shfrytezuar qe ka denoncuar te riun si tutorin e saj. Madje, e demtuara ka deshmuar se “Nallbani e kishte kercenuar qe nese largohej dhe nuk bente cka ai i kerkonte, atehere do i telefononte Aldo Bares qe ky t’i hiqte qafe familjen”. Sajmir Nallbani u vu ne pranga te policise me 17 maj te vitit 2006, ne banesen e tij ne lagjen “15 Tetori” ne qytetin e Fierit. Por, gjate procesit gjyqesor, i pandehuri ka pranuar akuzen e ngritur dhe do te perfitoje ulje denimi ne masen e 1/3-ve. Nese gjykata vendos qe ta denoje Nallbanin sipas pretences se djeshme te prokurorit te ceshtjes, atehere te dyshuarit i mbeten 10 vjet heqje lirie per te shlyer ne qeli. Ne seancen e radhes, mbrojtja do te paraqese edhe konkluzionet e saj perfundimtare.
R.Caushaj