Trafikimi i organeve në Kosovë po hetohet në heshtje

Task Forca që po heton pohimet e Dick Martyt për trafikim organesh në Kosovë, ka nisur punën në terren por gjithçka po mbahet sekret. Kohën se kur do të dalin rezultatet, nuk e dinë as zyrtarët evropian të këtij organi.
“Ky do të jetë një hetim ndërkombëtar mjaft kompleks që do të marr kohë deri në kompletimin e saj”, ka deklaruar Juri Laas, zëdhënës i kësaj Task Force, për Express i pyetur se edhe sa kohë mund të pritet për ndonjë rezultat në lidhje me këtë çështje.