AK: Zaganjori votoi pro marrëveshjes me Greqinë

“Në seancën për legjitimim apo jo të kërkesës në fjalë kandidati për president ka votuar në minorancë duke mbështetur antikushtueshmërinë e marrëveshjes me Greqinë. Në votimin 5 me 4 gjyqtari Xhezair Zakanjori është shprehur por marrëveshjes duke votuar kundër pranimin të kërkesës për këtë çështje në gjykatën Kushtetuese”, tha Redi Ramaj, përfaqësuesi i kësaj aleance.
Ai shtoi se Aleanca KuqeZi e ka denoncuar marrëveshjen e kryeministrit Berisha me Greqinë si “një akt tradhtie historik dhe një njollë e zezë në 100 vitet e shtetit shqiptar dhe për rrjedhojë e fton gjithë publikun të kuptojë pse kryeministri i Shqipërisë ka bërë këtë përzgjedhje në vazhdën e shërbimeve dhe marrëveshjeve që ka me diplomacinë greke”. /Start/
2012-06-01 15:15