Trafikonte në Greqi fëmijë,sillet me pranga Ziko Lena
28/04/2010 Interpoli ekstradon nga Greqia pogradecarin të dënuar me 21 vjet burg
TIRANE- Interpol Tirana ka sjellë nga Greqia me pranga në duar shtetasin Ziko Lena, i cili është dënuar nga drejtësia shqiptare me 21 vjet burg. 60 vjeçari nga Pogradeci është sjellë dje në aeroportin “Nënë Tereza”, pasi prej vitesh qëndronte i fshehur në kryeqytetin grek Athinë. Lena akuzohet se gjatë viteve 2001-2005 ka kryer veprën penale të “Trafikimit të të miturve” pasi ai ka blerë disa fëmijë në qytetin e Maliqit dhe më pas ia ka shituar ata një klinike private që ndodhet në Greqi. Sipas policisë në dhjetor të vitit 2001 Ziko Lena ka siguruar kalimin e një shtetaseje shqiptare drejt Greqisë, duke e strehuar atë në një klinikë në Greqi, pasi shtetasja në fjalë ishte shtatzënë. Pas lindjes së fëmijës, shtetasi Ziko Lena i ndihmuar edhe nga bashkëshorti i gruas e kanë shitur fëmijën kundrejt shumës së 500.000 lekëve dhe e kanë kthyer sërish shtetasen në Shqipëri. Ky hetim ka filluar më 18 mars të vitit 2004, në akuzën e trafikut të të miturve. Lena është kallëzuar nga Mimoza Sadikllari, e cila gjatë bashkëjetesës me një person nga Maliqi ka lindur katër fëmijë. Mimoza ka qenë në gjendje të keqe ekonomike dhe Ziko Lena i ka blerë njërin nga fëmijët, kundrejt shumës së 300 mijë lekëve të vjetra. Ziko Lena i ka marrë asaj vajzën e quajtur Monika, në vitin 1997, kur vajza ishte vetëm 10 muajshe. Ziko Lena, që prezantohet me emrin Kita Çobani, e ka mashtruar gruan duke i thënë që fëmijën do ia jepte një çifti grek në adoptim. Në vitin 2000, Ziko Lena është riparaqitur në shtëpinë e Mimoza Sadikllarit dhe i ka blerë një tjetër fëmijë. Këtë herë ai i ka marrë Mateon, lindur më 10 qershor të vitit 1999, kur ai ishte vetëm 11 muajsh. Fëmija është shitur për 50 mijë lekë të vjetra, pasi ka qëndruar për disa kohë tek “Motrat e Nënë Terezës”.
Dëshmia e Mimozës
Sipas dëshmisë së Mimozës, Ziko Lena i ka thënë asaj se do t’i jepte sërish para, në rast se doktori në Greqi e merrte fëmijën. Fëmija është dërguar në Greqi, në klinikën e Janicës. Pasi ka shkuar në klinikën e Nirus, fëmija është zhdukur pa asnjë gjurmë. Sipas hetimeve në klinikën Janicës punonte mjeku Fotis Nirus, për të cilin prokuroria shqiptare ka pasur informacione qysh në vitin 2002. Në fund të këtij viti, i është kërkuar prokurorisë greke informacion në lidhje me këtë person dhe klinikën e tij. Në këtë rast, prokuroria greke nuk ka pranuar të bashkëpunojë me palën shqiptare për zbardhjen e kësaj çështjeje, duke mos çuar asnjë informacion me letërporosi në drejtim të palës shqiptare.