Rënia e lindjeve, shkak aborti në privat
28/04/2010 Urdhri, kontroll aktivitetit privat, ndjekje penale për klinikat e palicencuara që kryejnë aborte
Një ndër shkaqet që ka çuar në rënien e numrit të lindjeve në vend është edhe aktiviteti i pakontrolluar i klinikave private, të cilat në mënyrë ilegale lejojnë kryerjen e aborteve. Ekspertët e shëndetësisë kanë deklaruar se numri i aborteve që kryhen në vend mbetet në shifra tepër të larta, por vetëm një pjesë shumë e vogël e tyre raportohen. Konkretisht bëhet fjalë për abortet e kryera në dy maternitete publike: “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”, institucione të cilat gjatë vitit që lamë pas kanë raportuar 650 aborte të kryera. Specialistët e shëndetësisë kanë pohuar gjatë ditës së djeshme se kjo shifër e publikuar është shumë larg asaj reales që kryhet, pasi klinikat private në mënyrë të fshehur kryejnë çdo ditë një numër të lartë ndërhyrjesh, të cilat mbeten të paidentifikuara.
Kontrolli
Kjo problematikë pranohet edhe nga drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët pranojnë se ulja e lindjeve lidhet jo vetëm me përdorimin e metodave kontraceptive, por një arsye është dhe kryerja e aborteve, sidomos në klinikat private, të cilat nuk raportojnë për numrin e tyre. Për shkak të këtij problemi, i cili rezulton të jetë tepër shqetësues, është mbledhur gjatë ditës së djeshme edhe Komiteti Kombëtar për Shëndetin Riprodhues, ku është marrë vendimi për zbatimin e një fushate të rreptë monitorimi për kontrollimin e aktivitetit të këtyre klinikave. Në këtë mbledhje ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka deklaruar se do të ndiqen penalisht të gjitha klinikat që do të rezultojnë të palicencuara dhe që marrin përsipër të kryejnë abortet. Gjithashtu u është kërkuar bluzave të bardha të pranishme në këtë aktivitet që të përçojnë informacionin deri në zonat e thella, për të ulur rrezikun që u shkakton femrave vendimi për të kryer abortin. Njohja e metodave kontraceptive nga qytetarët shihet edhe si një ndër kushtet më të mira për parandalimin e këtyre aktiviteteve të jashtëligjshme që kryhen nga klinikat private. “Jemi në momentin e duhur dhe në rrugën e duhur për t’u ofruar grave metodat më të mira bashkëkohore. Kjo gjë do të rrisë cilësinë e shëndetit të tyre dhe do t’i shmangë ato nga evenimente stresuese siç është barra e padëshiruar, e cila i detyron gratë të kryejnë abort”, ka shtuar ministri.
Rënia
Sipas vëzhgimeve më të fundit, të nxjerra nga studimi i parë demografik, ka rezultuar se në Shqipëri është ulur ndjeshëm vitet e fundit numri i lindjeve, duke regjistruar çdo vit rreth 35 mijë fëmijë. Bazuar në këtë studim, raportohet se referuar të dhënave të viteve 93-96, kur një familje kishte minimalisht 3 apo katër fëmijë, sot një çift preferon të ketë një apo dy fëmijë. Megjithatë, kjo gjë nga specialistët është konsideruar edhe si një formë ndërgjegjësimi e shoqërisë shqiptare për të planifikuar numrin e fëmijëve dhe kohën kur ata duhet të vijnë në jetë. Pavarësisht uljes së numrit të lindjeve, përdorimi i metodave kontraceptive në vendin tonë vazhdon të jetë i ulët. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, niveli i përdorimit të metodave kontraceptive moderne është në masën 11% të popullsisë. Këto shifra janë publikuar gjatë fushatës “Për një jetë të lumtur”, të ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe USAID.