E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR: Zgjedhjet të suksesshme. Situata e sigurisë në kontroll

Komandanti i KFOR-it, Erhard Bühler e ka vlerësuar ditën e zgjedhjeve në përgjithësi si të suksesshme për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë. Komentet ai i ka bërë pas mbylljes së vendvotimeve, ku ka theksuar se situata gjatë ditës ka qenë përgjithësisht e qetë dhe nuk është raportuar ndonjë dhunë e rëndësishme. Sipas tij, nuk ka pasur asnjë shqetësim apo çrregullim të madh publik.

Në parim, gjendja e sigurisë ishte nën kontroll të Policisë së Kosovës që u mbështet nga policia e EULEX-it. Një numër i madh i ushtarëve të KFOR-it kanë qenë dhe janë në gatishmëri dhe të përkushtuar që të mbështessin forcat policore nëse kërkohet. Buhler ka dënuar dëmtimin, sipas tij, të qëllimshëm të shtëpisë së Ekipit për Ndërlidhje dhe Monitorim në Zubin Potok dhe ka theksuar, se është e qartë që ky krim është kryer për të frikësuar votuesit”.

Në një deklaratë të KFOR, thuhet se pas procesit të kujdesshëm të planifikimit së bashku me Policinë e EULEX-it dhe Policinë e Kosovës, KFOR-i ka zbarkuar 1140 ushtarë në vende të ndryshme prej nga, me paralajmërim të shkurtër, mund të arrijnë shpejtë në çdo pikë me potencial për të shkaktuar telashe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›