E Martë, 3 Nëntor 2026

Trafiku ajror i pasagjerëve, ACI: Shqipëria tejkalon mesataren e vendeve të BE

TIRANË, 6 maj/ATSH/ Mbi 2 milionë pasagjerë udhëtuan përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit në tremujorin e parë të këtij viti, ku dominuan vizitorët e huaj që zgjedhin Shqipërinë si destinacionin turistik.

Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve “ACI” renditi sërish Shqipërinë si një nga vendet që ka tejkaluar mesataren europiane në 3-mujorin e parë të këtij viti për trafikun e pasagjerëve në rrugë ajrore.

Sipas raportit të fundit të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve, Shqipëria ka pasur rritje me 9.1% të numrit të pasagjerëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

“Aeroportet jashtë tregut të BE kanë tejkaluar mesataren evropiane në tremujorin e parë 2025, me trafikun e pasagjerëve të tyre në rritje me 5.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo u nxit nga rimëkëmbja e aeroporteve në Izrael me 60.4%, si dhe nga rezultatet mbresëlënëse në tregjet me rritje të shpejtë të Moldavisë me 56%, Bosnje dhe Hercegovinës me 41.7%, Kosovës me 15.6%, Uzbekistanit me 15.5%, Shqipërisë me 9.1% dhe Gjeorgjisë me 85. Ndërkohë, trafiku i pasagjerëve mbeti i qetë në aeroportet e Turqisë dhe vazhdoi të zvogëlohej në Rusi”, thuhet në raport. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›