E Martë, 3 Nëntor 2026

Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro dhe 4 të tjerë

TIRANË, 6 maj /ATSH/ Apeli i GJKKO ka shpallur të pafajshëm sot kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro si dhe 4 të pandehurit e tjerë Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija, Gazmend Mali e Vojsava Bregu.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Tereza Merkaj (anëtare) dhe Nertina Kosova (anëtare), shpalli sot vendimin lidhur me çështjen mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur deklarimin e pafajshëm të kryebashkiakut të Devollit, Eduard Duro si dhe 4 të pandehurve të tjerë Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija, Gazmend Mali e Vojsava Bregu.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›