E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Gerdecit, neser rekursi per Mihal Delijorgjin

Biznesmeni Mihal Delijorgji, i pandehur per tragjedine e Gerdecit me 15 mars, meson diten e neserme fatin per rekursin qe ka bere ne Gjykaten e Larte. Avokati mbrojtes ka depozituar kerkesen pas vendimit te Apelit, qe la ne fuqi masen "arrest me burg" te dhene nga Gjykata e Tiranes. Neser ne oren 09:00, ne Gjykaten e Larte do te zhvillohet edhe procesi gjyqesor per rekursin e mases se sigurise ndaj te pandehurit Mihal Delijorgji, administratorit te firmes "Alba Demil", dhe Dritan Minxhollit, drejtor teknik i punimeve ne fabriken e demontimit te Gerdecit. Sipas pales mbrojtese vleresimi i mases se sigurise se ndalimit nga ana e dy shkalleve te tjera eshte e pabazuar ne ligj dhe e pamotivuar. Ky fakt argumentohet duke vene ne dukje se organi i akuzes ne seancen gjyqesore nuk ka treguar se cilat kane qene provat dhe shkaqet e ndalimit te dy te dyshuarve. Ne seancen gjyqesore qe do te zhvillohet diten e neserme, pritet qe mbrojtja t'i kerkoje kolegjeve te bashkuara edhe aktin qe akuza nuk i ka paraqitur shkaqet e rrezikshmerise se Minxhollit dhe Delijorgjit. Sipas avokatit, dy klientet kane qene ne dispozicion jo vetem te Shtabit te Pergjithshem, por edhe Shtabit te Emergjences si dhe prokurorise, diten e tragjedise, me 15 mars te ketij viti. "Akuza deri me sot ka paraqitur si prova te saj kunder dy te pandehurve Delijorgji dhe Minxholli, procesverbalet e keqyrjes se kufomave te ndodhura ne morgun e spitalit mjekoligjor, deklarimet e punetoreve te fabrikes, si dhe te banoreve perreth, kopje te kontratave te shoqerise "Alba Demil" dhe asnje prove qe provon akuzen", thote avokati Arben Prifti.

R.Caushaj

Akuzat per dy drejtuesit e firmes

Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxholli akuzohen nga ana e prokurorise per tragjedine e Gerdecit, 15 mars te ketij viti ne te cilen humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere. Sipas akuzes, dy te pandehurit kane permbushur vepren penale "shkeljes se rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›