E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon kerkimi per Ilir Kumbaron

Prokuroria e Krimeve te Renda eshte njohur diten e djeshme me semundjen e Budjon Meces, pas caktimit te detyres nga ana e Gjykates. Kane qene vete oficeret e Policise Gjyqesore te Krimeve te Renda, qe kane pare nga afer gjendjen shendetesore te ish inspektorit te SHIK-ut, ne qendren spitalore "Nene Tereza" ne kryeqytet, ku gjendet i shtruar. Seanca e pare gjyqesore ishte shtyre per shkak te mungeses se Meces dhe trupi gjykues kerkoi paraqitjen e nje vertetimi se i pandehuri gjendej i shtruar ne spital. Nga ana tjeter prokuroria ka sekuestruar te gjitha dokumentet ne kete spital, te cilat jane kryesisht kartela mjekesore te te pandehurit. Sipas verifikimit te kryer, Budion Mece ndodhet i shtruar prej disa kohesh ne Qendren Spitalore, ne gjendje kritike per jeten, pasi ka pesuar nje hemorragji, tromboze, ne pjesen e kokes, disa jave me pare. Nderkohe qe i pandehuri tjeter i akuzuar nga ana e prokurorise per rrembimin e me pas torturimin e biznesmenit Remzi Hoxha, eshte Ilir Kombaro. Prokuroria e Krimeve te Renda deri me sot nuk ka gjetur vendndodhjen e tij, nderkohe qe ky i fundit eshte shpallur ne kerkim nderkombetar. Nje nga arsyet e shtyrjes se seances ka qene pikerisht edhe mosgjetja e vendndodhjes se te pandehurit Kumbaro per lajmerimin se ndaj tij ka nisur nje proces gjyqesor per akuzat e "rrembimit te personit". Sipas hetimeve te kryera, Kumbaro fshihet ne Britanine e Madhe, ndaj i eshte kerkuar nga Kryeprokurorja Ina Rama, homologut britanik, mundesimi i gjetjes dhe ekstradimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›