E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtrimet me shkollen, kapet sekseri

TIRANE - Mashtrimet me provime dhe premtimet per futjen ne shkollen e larte, kane cuar ne pranga nje 64-vjecar. Shefqet Merra eshte arrestuar dy dite me pare nga policia pasi Gjykata e Tiranes, e ka denuar me 3 vjet e gjashte muaj burg, pasi eshte akuzuar mashtrimin e disa personave. Lajmi eshte bere i ditur nga burime zyrtare te Policise se Shtetit. Sipas vendimit te dhene nga gjykata e kryeqytetit eshte mesuar se, Merra kishte mashtruar disa persona, te cileve u kishte premtuar marrjen e provimeve, futjen ne shkolle te femijeve, kundrejt shumave te ndryshme parash. Ai kishte marre me shume se, 5 mije euro, per te hyre mik ne Fakultetin e Mjekesise per t'i dhene nje provim nje studenteje, nderkohe qe nje tjeter person kishte dhene nje shume parash qe vajza e tij te regjistrohej me shtesat ne fakultetin e Infermierise. Por te gjitha keto kane qene mashtrime. Gjithashtu ai u kishte premtuar dhe disa personave te tjere, ndere te ndryshme ne kembim te shumave te ndryshme te parave.

Provimi

I arrestuari, Merra, kishte mashtruar nje studente duke i premtuar se, ne kembim te parave do i jepte nje provim. Anila Q., ne vitin 2004 ka qene studente e Fakultetit te Mjekesise, viti IV. Ne muajin nentor, ajo ka qene ne Dekanatin e ketij Fakulteti, per te marre nje flete provimi, per te dhene provimin e mbartur. Gjate qendrimit ne eshte takuar takohet me fqinjin e saj, rojen private te Dekanatit, te cilit i kishte treguar per problemin qe e shqetesonte. Ai e ka drejtuar tek i arrestuari. Merra i kishte thene se, duhej te paguante 50 mije leke dhe nje mikesha e tij ne Ministrine e Arsimit do e rregullonte punen. Studentja ka paguar shumen e parave por nuk ka marre provimin. Ajo e ka kerkuar Merren por se ka gjetur. Dhe familjaret e tij, kane deklaruar se, nuk e dinin ku ndodhej ai. Pas kesaj, studentja ka bere denoncimin ne polici per mashtrim.

Fakultetit

Pak dite me vone, nje tjeter denoncim. Behar K., ka depozituar nje kallezim penal kunder Shefqet Merras, ku deklaron se, vajza e tij kishte konkurruar por, nuk e kishte fituar degen e Infermierise. Ai me ane te nje personi tjeter eshte njohur te arrestuarin. Merra i ka premtuar Behar K., se do i rregullonte vajzen qe te hynte ne Fakultetin e Infermierise, me shtesat por, per kete pune Behari duhet t'i paguante atij nje shume prej 400 mije lekesh. Denoncuesi nuk ka pranuar dhe i ka ofruar shumen 250 mije leke, duke i dhene edhe numrin e celularit te tij, qe i pandehuri ta merrte ne telefon, nese e merrte persiper futjen e vajzes se Beharit ne Fakultetin e Infermierise. Por dhe pse kane dale shtesat, emri i vajzes se Behar K., nuk figuronte ne liste, nderkohe qe Merra i thoshte qe kjo pune do te behej. Pas pak ditesh, i arrestuari eshte larguar jashte vendit. Qe nga dhjetori i 2004, Merra ishte zhdukur dhe sipas policise ka qene ne Maqedoni. Dy dite me pare ai ishte kthyer ne Shqiperi dhe eshte vene ne pranga menjehere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›