E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trafiku i drogës: Pranga për pengmarrje komandos së Ushtrisë

Oficeri i Forcave Speciale të Ushtrisë arrestohet pasi rrëmbeu një 29-vjeçar në Tiranë. Shkaku, prishja e pazareve të drogës.

TIRANE/ Policia: 29-vjeçari u rrëmbye në Farkë për çështje droge, u lirua pas 4 orësh në Paskuqan.

Përparim Halili u drejton armën policëve, rrëmbeu të riun.

Oficeri i Forcave Komando të Ushtrisë arrestohet për pengmarrje në Tiranë. Arrestimi i ushtarakut Përparim Halili u bë pasi një 29-vjeçar është mbajtur peng për katër orë nën kërcënime nga tre persona.  Njëri prej autorëve dyshohet se ka qenë efektiv i Forcave Komando të Batalionit Special të Ushtrisë. Halili ka qenë 5 herë në misione në Irak dhe Afganistan. Ngjarja dyshohet se ka pasur si motiv prishjen e pazareve të drogës mes të rrëmbyerit dhe autorëve të pengmarrjes. Mosmarrëveshja lidhej me fitimin e ardhur nga transportimi i një sasie të konsiderueshme hashashi, nga Lazarati drejt Maqedonisë. Policia tha se i riu është rrëmbyer në derën e shtëpisë së tij, në Farkë të Tiranës, mbrëmjen e së enjtes. Autorët e kanë mbajtur me forcë në një automjet, duke e goditur me tytë pistoletë dhe duke e kërcënuar se do ta vrisnin. I riu është lënë i lirë pas katër orësh, në zonën e Paskuqanit, kur autorët janë vënë në dijeni se Policia e Tiranës ishte vënë në ndjekje të tyre.

(Artikullin  e plotë  e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›