E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket shqiptare, operacion per kthimin e degjimit

Humbja e degjimit mund te riparohet me anen e nje operacioni, qe mjeket premtojne ta realizojne brenda ketij viti. Sipas specialisteve te otorino-larongologjise (ORL-se), degjimi eshte e vetmja shqise qe zevendesohet. "Ky projekt, i cili do te nise kete vit, eshte mjaft i nevojshem, pasi kostoja e trajtimit te nje personi qe nuk degjon perllogaritet ne shifra te medha. Ky handikap nga pikepamja ekonomike ka kosto te larte", vleresoi prof. dr. Pjerin Radovani, shefi i Sherbimit te ORL ne QSUT. Sipas perllogaritjeve te bera, rezulton se vlera e trajtimit te nje pacienti qe nuk degjon shkon deri ne 11 mije euro ne vit. Nderkohe qe rendesia e ketij operacioni eshte me rendesi edhe nga pikepamja biologjike, pasi eshte e vetmja shqise qe zevendesohet. Implantimi koklear, ose zevendesimi i degjimit natyral, sipas mjekeve, kushton rreth 50 mije euro, por do te shikohet mundesia e rimbursimit te tij. Operacioni dhe aparatura kushtojne rreth 30 mije euro dhe rreth 20 mije euro te tjera shkojne per edukimin logopedik (mesimi i te folurit). Sipas projektit qe ka Ministria e Shendetesise me firmen austriake, pritet qe aparaturat te jepen me cmim te ulet. Nderkohe, per kryerjen e mesimit te te folurit, ne Shqiperi jane pergatitur logodepet e pare. Ekipi i mjekeve te ORL-se eshte plotesuar edhe nga ana teknike, pas nje trajnimi te bere ne Austri, kurse ne periudhat e metejshme do te behet edhe specializimi i mjekeve edhe per disa sherbime te tjera specifike.
Statistikat
Ne 1 mije lindje, 4 bebe me defekt ne degjim
Ne vendin tone shifra e femijeve qe lindin te shurdhet eshte dyfish me e larte se vendet evropiane. Bazuar ne depistimet e kryera gjate periudhes 2001-2006 ne 20 mije persona lindin me shurdhesi te thelle 3- 4 femije per 1 mije lindje. Ky rezultat eshte dyfish me i larte krahasuar me vendet e zhvilluara, ku ka 1-2 femije me probleme me degjimin. Nga pikepamja ekonomike, sot ne vendet e Bashkimit Evropian jane mbi 55 milione njerez qe vuajne nga problemet e degjimit nga format e moderuara deri te me te rendat. Ndersa kostot e ketij handikapi llogariten deri ne 195 milione euro ne vit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›