Trafiku i droges kater shqiptare ne pranga
Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar në flagrancë për trafik droge në kuadër të një operacioni policor ndërkombëtar. Kanë rënë në pranga, Leonard Zef Dushi, 41 vjeç, banues në Shkodër, Agim Binak Hasaj, 35 vjeç, banues në Stërbeq të Malsisë së Madhe, Leonard Dedë Sterkaj, 27 vjec, banues në Dedaj të Malsisë së Madhe dhe Ervis Isuf Bici, 29 vjeç, banues në Koplik të Malsisë së Madhe,të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.
Operacioni “Trio”, është zhvilluar njëkohësisht edhe në 4 shtete të tjera, përkatësisht: Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi. Policia e Shtetit në bashkëpunim me policitë e vendeve të tjera kanë goditur një grup të mirëorganizuar personash të cilët trafikonin lëndë narkotike në Ballkan. Operacion u zhvillua në kuadër të hetimeve të kryera ndaj një grupi personash, ndër të cilët edhe shtetas shqiptarë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kryenin aktivitetin kriminal të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Në kuadër të këtij operacioni është ushtruar kontroll në banesat e 12 shtetasve shqiptarë, ndërkohë që janë sekuestruar: 1160 gram bimë e dyshuar narkotike, 20 aparate telefoni celular, 4 automjet “Jeep”, (Wolsvagen “Golf – 5” dhe “Pasat”) dhe “Hamer” etj. Materialet hetimore në ngarkim të këtyre shtetasve iu kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ndërkohë që vijojnë hetimet për përfshirjen e të tjerë personave në rrjetin e drogës në Ballkan.