E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekët operacione pa larë duart, 50 gjoba në QSUT

TIRANË- Pacientet që shtrohen në spitalet e vendit janë të rrezikuar të dalin me një infeksion pas kryerjes se një ndërhyrjeje kirurgjikale. Në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" shkon të kurosh një sëmundje dhe shpesh del me dy, kështu ka deklaruar drejtori i Shëndetit Publik Tiranë, Mëhill Gecaj.

Ku sipas të cilit nga analizat për pastërtinë tregojnë se në mjediset spitalore dhe sallat e operacionit të kësaj qendre, niveli i infeksioneve është i lartë ndaj janë marrë 50 masa administrative për mungesë të higjienës.

Ndërkohë që një problem tjetër që ai ngre është se shpesh herë infeksionet tek pacientët shkaktohen edhe nga mos larja e duarve nga bluzat e bardha para së të hynë në operacione.

Më problematik është Spitali Nr.1 dhe sallat e operacionit në të, por dhe spitali i Sëmundjeve të Brendshme. Sipas një studimi të vitit të kaluar nga Instituti i Shëndetit Publik rreth 33% e pacientëve që kurohen në QSUT, veç sëmundjes që ata kanë marrin edhe një infeksion nga spitali.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›