Kryetarja e Kuvendit dhe ministri Vasili inagurojne spitalin e ri

Kryetarja e Kuvendi, Jozefina Topalli dhe ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili inaguaruan në Shkodër godinën e re të spitalit të sëmurëve mendore dhe skanerin e ri që është instaluar në ambjentet e spitalit.
Ministri Vasili i ka konsideruar si mjaft të rëndësishëm të dy këto investime, ndërsa bëri të ditur se “shumë shpejt do të përfundojë edhe masterplani i spitalit rajonal të Shkodrës në tërësi”.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se “qeveria “Berisha” i kushton një vëmendje të veçantë në Buxhetin e Shtetit, shërbimeve shëndetësore, duke patur parasysh rëndësinë që ka shëndeti për çdo njeri”.
Ajo u bëri thirrje të gjitha grave që të shfrytëzojnë kontrollet në skanerin e ri, për të evituar sëmundjet që në dukje duken të pashërueshme, por që me kontrollet e rregullta mund të evitohen dhe të shërohen shumë kollaj.
Rreth një milion dollarë janë investuar nga qeveria shqiptare për godinën e spitalit dhe skanerin e ri. Kryetarja e Kuvendit Topalli dhe ministri Vasili, kanë vizituar më pas të gjitha pavionet për t’u njohur me kushtet që kanë dhe shërbimet që ofrohen.