E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartolina, Edi Rama uron festat me një fotografi nudo

TIRANË- Kryetari socialist, Edi Rama ka zgjedhur një tjetër kartolinë tipike për shijet e tij artistike, për të uruar Vitin e ri 2012. Në faqen e tij në internet, www.edirama.al, kreu i PS-së ka postuar dje, një fotografi të një femre nudo dhe në fund të saj shkruhet: Gëzuar 2012.

Këtë herë kreu i opozitës nuk ka përgatitur një kartolinë në versionin e printuar, por një kartolinë virtuale drejtuar të gjithë mbështetësve dhe vizitorëvetë faqes së tij on line.

Fotografia e një femre nudo, e zhveshur deri në fund të shpinës, është vepër artistike e amerikanit Man Ray e realizuar në vitin 1924. Fotoja mban titullin “Le violon d’Ingres” (Violina e Ingresit).

Trupi i femrës, mban në dy anët e fundshpinës dy simbolikat e violinës dhe në një analizë të hollë, e gjithë pamja të krijon idenë e violinës. Pak muaj më parë, kjo vepër e Man Ray-it u ekspo-
(el.me/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›