Trafiku i droges, kerkohen 27 vjet burg
Tirane- Prokuroria e Krimeve te Renda kerkoi dje shpalljen fajtor dhe denimin me 27 vjet burgim, per dy te akuzuarit per trafik te lendeve narkotike. Akuza i kerkoi Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda, shpalljen fajtor dhe denimin me 16 vjet heqje lirie per te pandehurin Arenc Kalivaci, kurse per bashkepunetorin e tij Roland Kakuli, prokuroria kerkoi denimin e tij me 11 vjet heqje lirie. Nga hetimet e kryera prej autoriteteve greke, rezulton se i pandehuri Arenc Kalivaci dhe Roland Kakuli, ne bashkepunim dhe me nje person tjeter te paidentifikuar, kane kultivuar bime narkotike kanabis sativa, ne nje zonen pyjore ne "Liafica" te Dhamatses (Fthiotida) ne Greqi. Ky fakt eshte zbuluar gjate nje operacioni te policise greke ne daten 25 gusht 2005, gjate se cilit njeri nga policet greke qe merrte pjese ne aksion, i quajtur Petro Kordhas, i veshur civil eshte qelluar me arme nga Arenc Kalivaci, por nuk ka pesuar asnje demtim. Pas ketij aksioni te deshtuar, te policit Kordhas per te verifikuar parcelen e mbjelle me hashash, ne drejtim te vendit te dyshuar eshte nisur nje grup i forcave te policise, per t'i arrestuar pronaret e kesaj parcele. Sapo i jane afruar parceles me hashash, i pandehuri Arenc Kalivaci ka qelluar ne drejtim te policise me automatik, duke iu shmangur keshtu arrestimit te tij, se bashku me personin tjeter te paidentifikuar, ndersa Roland Kukuli eshte arrestuar, per t'u derguar me pas ne Shqiperi. Ndersa ne mes te plantacionit te hashashit, sipas kerkeses per gjykim, u gjeten nje pistolete dhe dy granata, ku nga ekspertimi daktiloskopik ka rezultuar se ne to ndodheshin gjurme papilare, qe sipas akuzes i perkasin Arenc Kalivacit, i cili se bashku me Roland Kukelin jane arrestuar ne Shqiperi, muaj me pare. Sipas prokurorise, i pandehuri Arenc Kalivaci ka kryer veprat penale te "kultivimit te narkotikeve"; "vrasjes me dashje te mbetur ne tentative"; "prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municioneve" te gjitha keto ne kuader te "grupit te strukturuar kriminal". Ne seancen e radhes, avokatet mbrojtes te te pandehurve do te paraqesin konkluzionet perfundimtare, ndersa pritet qe gjykata te jape vendimin e saj perfundimtar.