E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i heroines, jepen 26 vjet burg

Tirane- Trafiku i heroines Shqiperi-Turqi- Itali, Gjykata e Krimeve te Renda denoi me 26 vjet dy te pandehurit Emiljano Shullazi dhe Ervin Ferhati. Pas arsyetimit te vendimit, togat e zeza te kryesuara nga gjyqtarja Nertila Kosova, shpallen fajtor dhe denuan me nga 13 vjet heqje lirie, dy te pandehurit. Por, para se te shpallej vendimi, avokatet e dy te pandehurve dhe vete Shullazi e Ferhati kane dhene pretendimet e tyre lidhur me akuzat, pse nuk jane dakord, si dhe argumentet pse jane te pafajshem ne kete proces. Ata u akuzuan per trafik droge nga Turqia ne Shqiperi me destinacion perfundimtar Italine, dhe per ta u kerkua nga prokurorja denimi me nga 18 vjet burg secili.

Hetimet

Dy te pandehurit sipas gjykates, jane drejtues, financues te organizates, e cila funksiononte me dy nengrupe te vecanta ne Itali, me korriere kroate dhe kosovare, si dhe nje furnizues turk. Per kete organizate, policia italiane ka organizuar pergjate viteve 2004 -2005 disa operacione duke sekuestruar sasira te shumta heroine dhe duke arrestuar 9 bashkepunetore te drejtuesve, dy prej te cileve Emiliano Shullazi i prezantuar ne narkotrafik me emrin Anton Nikolli dhe Ervin Ferhati, i njohur si Ergys Ferhati. Duke permendur 72 pergjimet telefonike, prokurorja tha se vertetohet plotesisht menyra se si trafikantet organizoheshin per shperndarjen dhe shitjen e heroines ne merkaton italiane. Nepermjet korriereve te arrestuar nga italianet, Branko Govedarovich, Strago Zagoi dhe kosovarit Nevzdet Haziri, te pandehurit kane trafikuar ne total rreth 150 kilograme heroine dhe perzieres, te ndare ne dergesa me 10 -15 kg. Korrieret, drejtoheshin me telefon nga te pandehurit dhe kryenin dorezimin e heroines, me se shumti me makina me targa kroate, por edhe bicikleta. Gjate arsyetimit te vendimit, gjykata permendi pese episodet e operacioneve ne Itali, ku me i rendesishmi eshte ai qershorit 2004.

Organizata

Sipas prokurorise organizata kriminale perbehej nga nente anetare, nderkohe qe si organizate, funksiononte ne dy nengrupe kriminale veprues dhe bashkepunues ne fushen e trafikimit te heroines. Grupi i pare perbehej nga Landi Baci, Erges Ymeraj (Ilirian Vasili), Erion Gogaj, Selfo Driza (Fredi Plaku) dhe Ervis Qarri. Ne krye te ketij grupi, sipas hetimeve, qendronte Landi Baci (arrestuar ne Itali) dhe i denuari Erges Ymeraj, te cilet organizonin dhe drejtonin operacionet e trafikut te lendes narkotike. Nder te dy, rolin paresor e kishte Landi Baci. Ndersa, Ervis Qarri merrej kryesisht me mbledhjen e parave qe grumbulloheshin nga shitja e lendes narkotike ne Itali, edhe pse eshte arrestuar gjate terheqjes se lendes narkotike ne daten 02 dhjetor te vitit 2004. Te denuarit Erion Gogaj dhe Selfo Driza (Fredi Plaku) merreshin me ekzekutimin e operacioneve, pra me terheqjen dhe shperndarjen e metejshme te lendes narkotike, blereseve te ndryshem ne Itali. Ky grup furnizohej nga furnitori me emrin "Mehmet", ende i pa identifikuar.

Grupi i dyte perbehej nga Ervin Ferhati (Ergys Ferhati), Emiljano Shullazi (Anton Nikolli), Ardit Berati dhe Gezim Veseli. Te pandehurit Ervin Ferhati dhe Emiljano Shullazi kishin rol organizues dhe drejtues, lidhur me operacionet e trafikut te lendes narkotike, kurse Ardit Berati dhe Gezim Veseli (arrestuar ne Itali), zbatonin urdhrat e drejtuesve, duke terhequr lenden narkotike dhe duke e shitur ate tek te tretet, etj.

Droga merrej nga furnitori "Mehmet"

Te pandehurit dhe te denuarit e dy nengrupeve te organizates kriminale, kane pasur lidhje dhe kane bere tratativa paralele me njeri-tjetrin. Ata kane pasur baza logjistike per ruajtjen dhe perzierjen e lendes narkotike, e cila furnizohej nga Turqia nepermjet furnitorit te paidentifikuar mire me emrin "Mehmet". Lenda narkotike ruhej ne nje magazine ne Lambrate te Milanos dhe me pas, pasi perfundonin perzierjen e heroines, nepermjet korriereve Erion Gogaj, Selfo Driza, Ardit Berati dhe Gezim Veseli realizonin shitjen e saj ne tregun italian, si dhe dergimin e te ardhurave ne Shqiperi. Hedhja ne treg e heroines kerkonte domosdoshmerish, perzierjen e saj me substanca te tjera perzierese, me qellim rritjen e peshes dhe perfitimeve nga shitja. Pikerisht, vijoi akuza ne konkluzionet perfundimtare te saj, kjo lende furnizohej nga i denuari Lutfi Shabani, nepermjet Shqiptar Gubetinit dhe korriereve te tij. Pas administrimit te provave rezultoi e provuar se te pandehurit Ervin Ferhati dhe Emiljano Shullazi, ne bashkepunim me furnitorin e paidentifikuar me emrin "Mehmet", te denuarit Erges Ymeraj, Erion Gogaj, Selfo Driza, kane konsumuar disa episode kriminale, te trafikimit te lendeve narkotike ne kuader te organizates kriminale.

Grupi

Nengrupi i pare

Landi Baci ( i arrestuar ne Itali),

Erges Ymeraj (Orges, ndryshe Ilirjan Vasili)

Erion Gogaj

Selfo Driza (ndryshe Fredi Plaku)

Ervis Qarri (arrestuar ne Itali)

Nengrupi i dyte

Ervin Ferhati (Ergys Ferhati)

Emiljano Shullazi (Anton Nikolli)

Ardit Berati (arrestuar ne Itali)

Gezim Veseli (arrestuar ne Itali)


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›