E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli rikthen ne qeli te dyshuarin per vjedhje

Gjykata e Apelit Vlore rrezon Shkallen e Pare Fier, duke rikthyer ne qeli nje te dyshuar per vjedhje makine. Policia vendore ka vene ne pranga Dilaver Cobaj, 50-vjec, banor i qytetin te Patosit. Burime zyrtare thane se i ndaluari eshte akuzuar si autori i vjedhjes se nje automjeti tip "Benz", me targa TR 1513 E, prone e M. M. Ky automjet eshte vjedhur ne daten 29 tetor te vitit 2008, ne lagjen "8 Shkurti" te qytetit te Fierit. Pas daljes per vleresim mase, Gjykata e Shkalles se Pare e la ne masen "arrest shtepie" Cobajn, nderkohe qe sipas ligjit, ky vendim eshte apeluar nga prokuroria e rrethit. Gjykata e Apelit Vlore, pasi e shqyrtoi ceshtjen, mori vendimin e "arrestit me burg" per 50-vjecarin. Pas daljes se vendimit Policia e Fierit kreu edhe ekzekutimin e mases se gjykates.

Xh.B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›