E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore/ Kartat ne fund te janarit

Procesi i aplikimit me karta identiteti ne Vlore, duket se do te jete i vonuar. Sipas burimeve nga bashkia pritet qe ky proces te nise ne fund te muajit janar. Aktualisht infrastruktura eshte gati dhe zyra eshte pozicionuar prane godines se Gjendjes Civile, ndersa aparaturat vijojne te qendrojne tek Rezervat e Shtetit, deri ne urdhrin, qe procesi do te nise normalisht. Aktualisht ne Vlore presin te pajisen me karta identiteti rreth 102 mije persona, te cilet kane mbushur moshen 18 vjec. Ne zyren e kartave te identitetit ne Vlore do te punojne 9 persona, te cilet jane kontraktuar nga firma.

O.H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›