E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Univers Vip", jepen 11 vjet burg

Tirane- Gjykata e Tiranes denoi dje me 11 vjet heqje lirie, pese te pandehurit e vene ne pranga per korrupsion pasiv te ushtruar gjate pajisjes me leje qarkullimi te kursanteve. Togat e zeza te Gjykates se Tiranes, te kryesuara nga gjyqtari Gerd Hoxha, shpallen fajtor dhe denuan me 2 vjet burg dhe 700 mije leke gjobe te pandehurin Emiljano Kahu. Per kete te pandehur, gjykata deklaroi se per nje vit e gjysme, i hiqet e drejta e ushtrimit te nje funksioni shteteror. Kurse te pandehurit Sokol Breca, Qazim Hoxha dhe Jonuz Meshi, gjykata i shpalli fajtor dhe i denoi me nga 3 vjet dhe 1200 mije leke gjobe secilin.

Per tre te pandehurit, gjykata vendosi qe gjate nje periudhe kohore prej nje viti e gjysme te mos ushtrojne detyre ne institucione private. I pandehuri i fundit ne kete proces ishte Kadri Dajci, per te cilin trupi gjykues vendosi denimin e tij me 1 vit burg dhe 70 mije leke gjobe. Pese te pandehurit e rane ne pranga ne saje te operacionit te koduar "Gersheret e Ligjit", ne 14 mars te vitit te kaluar. Nga hetimet e kryera nga prokuroria rezultoi se te pandehurit, kane marre 600 euro ryshfet nga secili kursant qe kerkonte pajisjen me patente pa iu nenshtruar testit te parashikuar nga ligji. Ndersa nga sekuestrimi i dosjeve te marra ne autoshkollen "Univers Vip", akuza faktoi se 100 dosje personale te kursanteve kane rezultuar te falsifikuara. Nga hetimet rezultoi se i pandehuri Dajci, ish efektiv i policise se Tiranes, u premtonte klienteve mundesine e marrjes se patentes, pa hyre fare ne provim. Dajci dyshohet se ai u thoshte kursanteve t'i jepnin parate, qe me pas ai i paguante dy anetaret e komisionit, Emiliano Kahu nga Shijaku dhe Sokol Breca. Keta te fundit merrnin pjesen me te madhe te fitimit, ndersa instruktoret dhe pronari i autoshkolles, merrnin nje pjese me te vogel. Ata qe paguanin ryshfet, arrinin te merrnin lejen e drejtimit pa iu nenshtruar procedurave ligjore te parashikuara, si testimet apo kurset e zakonshme. Te pandehurit akuzohen per "korrupsion pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike", "korrupsionit pasiv dhe aktiv ne sektorin privat" si dhe te "falsifikimit te dokumenteve zyrtare, vepra penale te kryera ne bashkepunim.

Te pandehurit u denoncuan nga kursantet

Hetimet ne ngarkim te pese te pandehurve erdhi menjehere pas nje denoncimi nga dy kursante. Ne denoncimin e tyre ata benin me dije se iu ishte kerkuar shuma prej 70 mije lekesh, per te perfituar patenten ne dore, pa hyre ne provim, ndersa vlera reale qe duhet te paguanin ishte vetem 35 mije leke. Pas denoncimit, Prokuroria e Tiranes mbajti nen pergjim dhe vezhgim per 2 muaj me radhe dy ish-zyrtaret e Transportit Rrugor, policin pronar te autoshkolles "Univers vip" dhe dy instruktoret e saj. Nderkohe qe, ne momentin qe zhvillohej testimi gjate mesdites se 14 marsit, agjentet vune ne pranga te pandehurit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›