E Diel, 1 Nëntor 2026

Josipoviç: Raportet Serbi-Kroaci, të ndryshueshme

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç dhe ai i Kroacisë, Ivo Josipoviç, kanë mbajtur një takim pasditen e sotme, në të cilën ende nuk janë bërë publike detajet.

Mësohet se Presidenti i Kroacisë, Josipoviç ka deklaruar se është normale që në raportet e Serbisë dhe Kroacisë të ketë ngritje dhe rënie dhe se vazhdimisht duhet të insistohet në përmirësimin e marrëdhënieve ndër- njerëzore.

“Krimet nga e kaluara nuk guxojmë t’i harrojmë. Për këtë ekzistojnë gjykatat. Ne që udhëheqim politikën është që të ndërtojmë ura të miqësisë”, tha Josipoviç, në vendin Shid në Vojvodinë, gjatë takimit me pjesëtarët e komunitetit kroat.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›